Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 05:27
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Mësimi i akides tek fëmijët


Pra, detyrimi ynë si shoqëri, prindër apo edukatorë është që ne të kujdesemi sa më shumë në mbjelljen e besimit tek brezat e rinj, sidomos në këto kohë ku janë shtuar rrugët e degjenerimit, dyshimet në besim, humbja e moralit, ndjekja e epshit.

Nevoja jonë për besim është e domosdoshme, sepse nuk ka kënaqësi, gëzim apo pasuri më të madhe se sa të adhurosh Allahun subhanehu ue teala.
 

Allahu subhanehu ue teala të gjithë të dërguarit e tij i ka dërguar për të mbjellë besimin te njerëzit, siç na rrëfen Kurani Famëlartë: "Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: "Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” (Nahl 36.) E njëjta fjalë është përsëritur edhe nga gjuha e Salihut, Shuajbit, Musait dhe Isait alejhim selam, deri sa u bë rregull i përgjithshëm: "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” (Enbija 25.) Besimi është çelësi i misionit të pejgamberëve, gjë me të cilën futemi në Islam dhe dalim nga kjo botë me te.
 

Muhamedi salallahu alejhi ue selem jetën e tij ia pat kushtuar thirrjes për në besim si dhe dërgonte delegacione nëpër vende të ndryshme dhe i rekomandonte ata që të mbjellin fillimisht besimin tek njerëzit, siç kemi rastin e Muadhit radijallahu anhu, kur e dërgoi në Jemen dhe i tha: "Ti po shkon tek një popull, të cilët janë ithtarë të librit (ehli kitabë), gjëja e parë që do t’u mësosh atyre le të jetë besimi”. (Buhariu dhe Muslimi.)
 
Nëse e hedhim një shikim në biografinë e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, dhe në misionin e tij, ne do të shohim se ai ka qenë shumë i kujdesshëm për mbjelljen e besimit tek fëmijët dhe ka vepruar me një metodologji të qartë e të përshtatshme. Të njëjtën gjë e përsëritën edhe sahabet duke shkuar pas gjurmëve të tij. Duke u bazuar në shumë libra, të cilët flasin për biografinë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem kam vërejtur dëshmi të shumta, që e vërtetojnë këtë fenomen që dua ta paraqes në këtë shkrim.
 

Pra, detyrimi ynë si shoqëri, prindër apo edukatorë është që ne të kujdesemi sa më shumë në mbjelljen e besimit tek brezat e rinj, sidomos në këto kohë ku janë shtuar rrugët e degjenerimit, dyshimet në besim, humbja e moralit, ndjekja e epshit etj.
 
Duke u bazuar në programin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, në vijim do të përmend disa gjëra, të cilat na detyrojnë që neve të kujdesemi në mbjelljen e besimit tek fëmijët tanë:
1- Interesi për të mbjellë besimin tek njerëzit e sidomos tek fëmijët është metodologji e të dërguarve të Allahut subhanehu ue teala dhe e atyre, të cilët kontribuojnë për ta përmirësuar shoqërinë. Allahu subhanehu ue teala në Kuranin Famëlartë na rrëfen për disa pejgamberë, të cilët janë kujdesur shumë për këtë çështje. Për Nuhin alejhi selam tregon se ka thënë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bëj me mohuesit.” (Hud 42.) Për Llukmanin alejhi selam thotë: "Dhe kur Llukmani alejhi selam i tha birit të tij: O biri im, mos i bëj shirk Allahut, se në të vërtetë shirku është mëkat i madh.” (Llukman 13.) Ndërsa Muhamedi salallahu alejhi ue selem e këshillonte Ibën Abasin radijallahu anhu duke i thënë: "O djalosh! Ruaje Allahun e Allahu do të ruaj ty. Ruaje Allahun, do ta gjesh ku do. Nëse lyp diçka lyp prej Allahut. E nëse kërkon ndihmë kërko vetëm prej tij…”.
 

2- Nëse kujdesesh për mbjelljen e besimit tek fëmijët, ke ecur pas hapave të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. Ndërsa të ecësh pas hapave të tij konsiderohet adhurim i Allahut subhanehu ue teala dhe kjo mund të vijë edhe si shkak se ti ke përdorur mençuri në këtë çështje.
 

3- Mësimi i besimit është kryet dhe thelbi i çdo shkence. E kur ta mësojë fëmija besimin dhe të mbillet ai tek zemra e tij, kjo është në përputhje me metodologjinë e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, dhe të gjithë ibadetet e tjera vijojnë një pas një.
 

4- Nganjëherë shohim tek disa prindër që e kanë neglizhuar këtë çështje duke mos ua mësuar besimin fëmijëve të tyre kur ata ishin të vegjël. E kur u rritën ka qenë për ata shumë e rëndë t’u mësohet diçka. Ibën Kajimi Allahu e mëshiroftë thotë: "Kush e neglizhon mësimin e asaj që i bën dobi fëmijës së tij, ka vepruar keq, sepse shumica e problemeve tek fëmijët vjen nga mosinteresimi i prindit të tij për t’i mësuar besimin dhe çështjet e fesë kur ata janë të vegjël. E nëse e humbin këtë në fëmijëri nuk do të jenë të dobishëm për prindërit e tyre kur të rriten”.
 

5- Interesi për t’ua mësuar fëmijëve besimin e drejt dhe të pastër është shkak që të ruhet shoqëria nga devijimet, besëtytnitë dhe risitë e ndryshme.
Një herë dikush i tha Ameshit: Këto që janë rreth teje janë fëmijë. Ai tha: Hesht! Janë këta që i ruajnë dispozitat e fesë.
 

6- Programet e shumta elektronike dhe ata që kanë si qëllim të kultivojnë besime të ndryshme në shoqëri ballafaqohen me neglizhencën e mësimit të besimit tek fëmijët.
7- Dijetarët muslimanë na kanë dhënë këshilla të bollshme në këtë drejtim. Sa për sqarim do të përmendim vetëm disa.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë thotë: Kur të vijë koha që ata t’i shqiptojnë fjalët e para, le të jenë ato: La ilahe il-lAllah Muhammed resulullah. Kurse ajo çka duhet ta dinë fillimisht është se Allahu qëndron mbi Arsh, i shikon ata, i përcjell dhe është me ta kudo që të jenë. (Tuhfetul mevdud.) Muhamed ibën Abdulvehabi në parathënien e librit të tij "Mësim besimi i fëmijëve” thotë: T’u mësohet fëmijëve besimi para se t’u mësohet atyre Kurani.
 

8- T’u mësohet fëmijëve besimi i pastër dhe i drejtë gjersa ata janë të vegjël është më e mirë dhe më e lehtë sesa kur ata të rriten, sepse pasi t’u jetë mbjellë atyre besimi është e vështirë, që të depërtojnë besëtytnitë apo mendimet e ndryshme. E nëse vonohet kjo gjë derisa të rriten ata, atëherë janë të angazhuar më shumë. Në një fjalë të urtë thuhet: Dituria në fëmijëri është si shkrimi mbi gur.
T’u mësosh fëmijëve besimin kur ata janë të vegjël është edhe një lloj imuniteti, i cili i ruan ata nga ndonjë besim tjetër, besëtytni apo risitë e ndryshme.
 

9- Disa shkencëtarë dhe hulumtues të pedagogjisë, shpeshherë bëjnë edhe gabime të mëdha kur mendojnë, se t’u mësohet njerëzve besimi në fëmijëri nuk është i përshtatshëm me kohën e tyre. Njëri nga ata është Zhan Zhak Ruso që thotë: "Të mësojë fëmija për Zotin para moshës tetëmbëdhjetëvjeçare nuk mundet të kuptojë, sepse kjo moshë nuk mund të ballafaqohet me këtë studim”.
Nëse jemi neglizhentë në këtë sferë dhe e lëmë të hapur këtë derë, duke mos ua mësuar besimin kur është më lehtë, që tek ata të dominojnë parime të drejta, atëherë ata nuk do të mund të ballafaqohen me sfida, të cilat do t’u paraqiten atyre në çështjet e besimit.
 
10- Prej faktorëve, të cilët na e bëjnë detyrim, që ne t’ua mësojmë fëmijëve besimin është se ata (jomuslimanët) janë syçelët në këtë fushë. Për shembull: Jehuditë i kushtojnë rëndësi të madhe mbjelljes së besimit tek fëmijët e tyre, duke i mësuar ata se Allahu është me ata. Shiat ua mësojnë fëmijëve të tyre urrejtjen ndaj shokëve të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem qysh në fëmijëri. Kur ua fshehin ndonjë nga lojnat u thonë "e mori Bekiri” dhe kanë si qëllim Ebu Bekrin, pra, që ta urrejnë Ebu Bekrin qysh në fëmijëri.

Si përfundim themi:
Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka qenë shembull pa rival në këtë fushë. Në vijim do të përmendim disa raste, të cilët vërtetojnë këto që po themi:
1- Na përcillet nga Ibën Abasi, se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Lus Allahun që t’ju mbrojë me fjalët e tija të plota nga çdo shejtan, nga çdo dyshim i tij dhe prej çdo syri të keq”. (Buhariu. 4/119)
 

2- Na përcillet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Çdo foshnje lind në fitre (natyra e pastër), pastaj prindërit e bëjnë jehudi, të krishterë apo zjarrputistë”. (Buhariu 1/456)
 

3- Ebu Musai radijallahu anhu thotë: "Më lindi mua një djalë, e mora dhe shkova tek i Dërguari i Allahut subhanehu ue teala. Ai ia vuri emrin Ibrahim dhe ia preku buzët me një hurmë, u lut për te pastaj ma dha mua. E ai ishte fëmija më i madh i Ebu Musait.” (Sahihul Buhari 5/2081.)
 

4- Na përcillet nga Xhabiri radijallahu anhu, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kur të vijë koha e akshamit, futini fëmijët brenda, sepse atëherë dalin shejtanët. E kur të kalojnë disa çaste mbylleni derën dhe përmendeni Allahun”. (Sahihul Buhari 3/1195)
 

5-Omer ibën Usame radijallahu anhu thotë: "Isha fëmijë në prehrin e Resulullahut salallahu alejhi ue selem duke lozur. Ai më tha: O djalosh përmende Allahun…” "Sahihul Buhari 5/20056”
 

6- Na përcillet nga Ibën Abasi radijallahu anhu, që thotë: "Isha pas Pejgamberit salallahu alejhi ue selem e ai më tha: "O djalosh. Do të mësoj disa fjalë, të cilat të nevojiten. Ruaje Allahun e Allahu do të ruaj ty, ruaje Allahun e do ta gjesh kudo që të jesh. Nëse lyp diçka lyp prej tij, e nëse kërkon ndihmë mos kërko pos Tij. Dhe ta dish se nëse i gjithë umeti dëshirojnë të ndihmojnë ty, nuk do të mundet të të ndihmojnë përveç asaj që ta ka shkruar Allahu. Por nëse tubohen i gjithë umeti për të bërë ndonjë dëm, nuk kanë mundësi për të dëmtuar përveç asaj që ta shkruar Allahu. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat”. (Tirmidhi 4/667.)
 

7- Na përcillet nga Enesi radijallahu anhu, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem i ka thënë atij. "O biri im kur të hysh tek familja jote përshëndeti me selam, që ajo përshëndetje të jetë begati për ty dhe familjen tënde”. (Tirmidhiu 5/59)
 

8- Muadhi radijallahu anhu thotë: "Më ka këshilluar Resulullahu salallahu alejhi ue selem me dhjetë fjalë: "Ata që varen nga ti jepu, mos e largo shkopin edukues prej tyre dhe mësoji t'i kenë frikë Allahut…” (Musned Ahmed ibën Hanbel 5/238)
 

9- Enes ibën Maliku thotë: "Ishte një djalosh nga jehuditë, i cili i shërbente Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Një ditë u sëmur dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem shkoi për ta vizituar, ku i tha: "O djalosh pranoje fenë dhe thuaj Lailahe il-lallah. Djaloshi shikon babanë e vet. Në atë çast babai i tij i tha: Thuaj atë që të këshillon Muhamedi. Ai tha: La ilahe il-lallah pastaj vdiq. Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha: Faljani namazin e xhenazes dhe vetë ia fali”. (Mustedrek 4/323)
 

10- Na përcillet nga Aisheja radijallahu anha, e cila thotë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem: Kush e edukon një fëmijë deri sa të thotë: La ilahe il-lallah nuk do të japë llogari për veprat e tij.” (El Mu’xhemul Evsat 5/130.)
 
11- Aliu radijallahu anhu përcjellë se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Edukoni fëmijët me tri gjëra: Ta duan të dërguarin e tyre, ta duan familjen e tij dhe të lexojnë Kuran…”. (Kenzul Umal 16/189.)

publikimi i parë revista Albislam nr. 65


Lexuar: 1097 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |