Shejh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Uehabi ishte me studentët e tij pasi kishte përfunduar studimin e librit të tij "Kitab et-Teuhid", ai dëshironte të fillonte përsëri studimin e këtij libri për herë të tretë ose të katërt.
Nxënësit e tij i thanë: "O Shejh, ne kemi dëshirën për të studiuar një tjetër libër, një libër të fikhut apo hadithit".
Shejhu u përgjigj: "Pse (do dëshironi të studioni libër tjetër)?". Nxënësit e tij: "Ne në fakt e kemi kuptuar Teuhidin, duam të studiojmë ndonjë shkencë tjetër të Islamit".
Shejhu: "Pritni, do u jap një mendim për këtë". Pas disa ditësh, Shejhu erdhi në mësim me një fytyrë të shqetësuar. Nxënësit e tij e pyetën arsyen e kësaj.
Shejhu shpjegoi se kishte kaluar nëpër diçka që e kishte zemëruar atë. Nxënësit e tij e pyetën se çfarë ishte.
Shejhu: "Më është thënë se banorët e një shtëpie kanë sakrifikuar një gjel (për një xhin) para dyerve të tyre,dhe kam dërguar dikë për ta konfirmuar këtë çështje". Disa kohë më vonë, studentët e tij kërkuan nga shejhu për çështjen që ai e kishte përmendur.
Shejhu u përgjigj: "Në fakt, banorët e kësaj shtëpie nuk e kishin prerë gjelin për dikë tjetë veç Allahut, por ishte dikush që kishte bërë zina me nënën e tij". Të tronditur, studentët e tij thanë: "Kërkojmë strehim tek Allahu, Ka bërë zina me nënën e tij? Kërkojmë strehim tek Allahu, ka bërë zina me nënën e tij ...".
Pasi përmendi këtë tregim, Shejh Saleeh shpjegoi se Shejh-ul-Islami e tha këtë histori për tu treguar atyre se thënia "Ne e kuptojmë Teuhidin" është injorancë dhe është një nga truqet më të mëdha të shejtanit. Në fakt, sipas tyre ata kanë bërë mëkat më të madh [zina me nënën e tij] se shirku që i bëhet Islamit. Në të vërtetë, zemrat e tyre nuk u inatosën kur u përmend shirku që i bëhet Islamit .
Dhe kjo ndodh edhe sot, kur disa njerëz injorantë shohin prej mëkateve të mëdha, janë të zemëruar nga to, por kur dëgjojnë për shirkun ndaj All-llahut, apo shohin njerëz në kryerjen e shirkut si sakrifikicë për tjetër kë veç Allahut, etj kjo nuk i lëvizë zemrat e tyre.
Kjo dëshmon injorancën e tyre. Kjo dëshmon se ata nuk e kanë kuptuar Teuhidin.
|