Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 15:46
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Njohja e këndshmërisë së Allahut ndaj nesh


Dhe gjëja e tretë e cila do të na çojë tek dashuria tek Allahu, është këndshmëria e Allahut drejt nesh. Sa kemi paguar për të mirat që Allahu na i ka dhënë? Nëse ju humbni shikimin sa do të paguanit? Nëse humbnit zemrën tuaj, sa do të paguanit? Nëse ju do të humbnit mendjet sa do të paguanit? Nëse do të humbnit një veshkë sa do të paguanit?

Çfarë mund të thoni për sistemin nervor apo pjesët e ndryshme të trupit? Sa kemi paguar për të gjitha këto gjëra që ne gëzojmë? Ne nuk kemi paguar as edhe një qindarkë dhe Allahu na i ka dhënë ato në mënyrën më perfekte.

Një ditë Ibën Sama shkoi tek Harun Rashidi dhe Harun Rashidi bëri një mbledhje për hir të tij. Harun Rashidi kërkoi një gotë ujë dhe ai ishte në atë kohë lideri i muslimanëve, dhe përpara se Haruni ta pinte, Ibën Sama i tha atij:

"Një moment, o lideri i muslimanëve, a mund të imagjinosh nëse juve ju mohohet gota e ujit dhe të ishit në zemër të shkretëtirës dhe ju do të vdisnit nga etja? Sa do të paguaje për një gotë të vogël me ujë? Ai tha: "Gjysmën, o Ibën Sama, unë do të paguaja gjysmën e fronit tim (mbretërisë) për këtë".

Ibën Sama i tha atij:

"O lider i besimtarëve, pi me mirënjohje dhe ji falënderues".

Atëherë Harun Rashidi piu dhe priti për një moment se donte të shkonte në banjë ta çlironte veten dhe Ibën Sama i tha atij:

"O lider i besimtarëve, a mund të imagjinosh nëse ti të mos ishe i aftë ta çliroje veten nga ky ujë? Sa do të paguaje të çlirohej? Ai i tha: "O Ibën Sama, unë do të paguaja gjysmën e fronit tim".

Ibën Sama tha:

"O lider i besimtarëve, çfarë dëshiron nga froni yt? Froni yt nuk është i barabartë me një gotë ujë? Gjysma e fronit tënd nuk është e barabartë me atë çfarë pi dhe gjysma tjetër nuk është e barabartë me atë çfarë ty të çliron nga ky ujë? Natën dhe ditën, ne pimë dhe çlirohemi pa asgjë në këmbim! Ne i përdorim sytë tanë në mosbindje ndaj Allahut! Ai na i ruan sytë dhe ne nuk i bindemi Atij me ta. Allahu na i ruan veshët dhe ne përsëri nuk i bindemi Allahut me ta! Allahu na i ruan mendjet tona dhe ne i përdorim për të mos iu bindur Atij. E mira e Tij është duke zbritur tek ne dhe e keqja jonë është duke u ngritur tek Ai. Ai na begaton dhe na furnizon neve dhe ne i falënderojmë të tjerët. A nuk janë këto sjellje të dobëta drejt Allahut?".

Këto janë rrugët drejt dashurisë së Allahut por kjo dashuri duhet të mbështillet me përulësinë ndaj Allahut përmes rrugës së mësimit të cilësive të Tij.

Le të konsiderojmë historinë e kësaj vajzës. Omer Ibën el-Hatab , Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte duke bërë një nga xhirot e tij gjatë natës dhe iu afrua afër shtëpisë, ku një grua po fliste me vajzën e saj.}

"Zgjohu vajza ime dhe përzieje qumështin me ujë. Kështu që ne do t'ia shesim njerëzve këtë dhe ata nuk do ta marrin vesh se është i përzier dhe ne do të kemi shumë përfitime".

Ajo tha:

"O nëna ime e shtrenjtë! Lideri i muslimanëve na e ka ndaluar këtë?"

Nëna i tha:

"Ku është lideri i muslimanëve tani? Ai nuk është këtu".

Ajo tha:

"Nëse lideri i muslimanëve nuk na shikon, Zoti i liderit është duke na parë? Umari kur e dëgjoi këtë, filloi të dridhej. Ky burrë i fuqishëm, ky personalitet i madh, filloi të dridhej".

Ai i tha shërbëtorit të tij:

"Vendos një shenjë tek ajo derë dhe eja nesër me mua në mëngjes me emrin e asaj vajzës".

Dhe Umeri i mblodhi të gjithë djemtë e tij...

Aisha Umm el-Mumininë ka thënë:

"Lavdia i takon Atij që i dëgjon të gjithë zërat. Ajo ka thënë, Khaula bint Thelabah , Allahu qoftë i kënaqur me të, hyri tek Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ajo ishte plakë dhe filloi të ankohej tek Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në shtëpinë e Aishes , Allahu qoftë i kënaqur me të,. Shtëpia e Aishes ishte e vogël dhe profeti kishte vendosur një perde dhe plaka ishte në anën tjetër dhe profeti , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte me të. Profeti e pyeti: - Për çfarë ankohesh?

Plaka tha:

"O i dërguar i Allahut! Aisha do të jetë duke dëgjuar çfarë unë po të them sepse është natyrë e grave të dëgjojnë. Ajo mund të thotë se i kam dëgjuar disa thëniet e saj dhe ndoshta disa të tjera nuk mund t'i dijë. Dhe midis gjërave që ajo dëgjoi ishte se plaka tha: "Burri im e ka harxhuar tërë pasurinë time dhe unë kam humbur tërë bukurinë time dhe tani jam plakë dhe nuk kam fëmijë dhe ai më tha: "Ti je si shpina e nënës time për mua! Dhe ajo tha: "O Allah unë të ankohem Ty".

Aisha Umm el-Muminin , Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:

Unë kam dëgjuar disa nga dëshmitë e saj dhe disa nuk ishin të qarta por kur ajo tha: "O Allah, unë të ankohem Ty", Allahu, Ai ishte mbi arshin e Tij, Ai dëgjoi ankesën e saj dhe dërgoi një varg kur'anor në atë moment:

"Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë". [El-Muxhadele: 1]

Allahu adhurohet sepse ai ka këtë cilësi të dëgjimit dhe përgjigjes. Ata që ndjejnë Madhështinë dhe Fuqinë e Tij, ai që udhëton për haxh ose për në Mekë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe ai qëndron mbi qiellin e tretë dhe i shikon njerëzit që rrotullohen rreth Kabes dhe ai shikon numrin e tyre, një milion apo më tepër dhe ky këtu po bën dua dhe ai atje është duke qarë dhe ai atje është duke kërkuar ndihmë dhe ai aty është duke e fshehur duanë e tij dhe ai aty po qan dhe lotët po i rrjedhin nga sytë dhe një tjetër flet arabisht, një tjetër indisht dhe një tjetër në Urdu dhe një tjetër në anglisht dhe të gjithë njerëzit me gjuhët e tyre janë duke thirrur tek Allahu sipas kushteve të tyre dhe në një moment numri i tyre është një milion ose më tepër!

Allahu dëgjon të gjithë këtë dhe Ai dëgjon këtë këtu dhe i përgjigjet atij atje dhe Ai i jep atij atje dhe ai dëgjon premtimin e këtij këtu, në një moment dhe në të njëjtën kohë! Kjo është madhështia dhe fuqia e Allahut. Lavdia i takon Allahut, i Cili i dëgjon të gjithë zërat!

Kjo është çfarë dijetarët e selefit, përqendrohen në këtë cilësi të Allahut që Ai është i Gjithëdëgjueshmi dhe ata përpiqen ta shpjegojnë kuptimin e kësaj cilësie të Allahut që Ai është dëgjon çdo gjë kështu që besimtarët të mund ta ndjejnë afërsinë me Allahun dhe dashurinë për Të dhe mund të përjetojnë përulësi të vërtetë ndaj Allahut pa asnjë formë të shtrembëruar të cilësive të Allahut, pa asnjë formë mohimi të cilësive të Allahut. Një nga selefët ka thënë: "Kushdo që mohon ndonjë nga cilësitë e Allahut, me të vërtetë Ai nuk e do Allahun, ai nuk e ndjen Madhështinë dhe Fuqinë e Allahut".

Si rezultat, një nga njerëzit të cilët mohojnë cilësitë e Allahut, kur ai po bënte ruku ka thënë: "Lavdia i takon Allahut, më të ulëtit". Kjo është pse Abdullah Ibën Mubarak ka thënë: "E vërteta e asaj çfarë thonë nuk është mbi Arshin e Allahut".

Por në anën tjetër, të parët tanë të drejtë, kanë rënë dakord dhe i kanë njohur plotësisht cilësitë e Allahut dhe ata ranë dakord dhe kuptuan adhurimin e vërtetë ndaj Allahut dhe gjithashtu dashurinë e plotë ndaj Tij dhe të gjitha falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të Botëve.



Lexuar: 1364 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |