Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 16:43
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Perkujto dhe falendero !


O njeri, qendro duke perkujtuar te mirat qe t’i dha All-llahu xh.sh., mos u bej i verber dhe shurdh, se sado qe t’ia leshe hareses begatite e Tija dhe t’ua kthesh atyre shpinen, ato te vijne pas e te mbulojne nga maja e kokes deri te gishterinjte e kembes.
Qendro, pra, besnik i vertete e mos i moho te mirat e Tija te panumerta. All-llahu xh.sh. thote:
 
"Edhe nese perpiqeni t’i numeroni te mirat e All-llahut, s’do mund te arrini t’i perkufizoni” (Kur’an 14:34).

Zoti te dha trup te shendoshe, te siguroi qetesi ne vendin ku rri dhe banon, te dha ushqime te larmishme, krijoi per ty ujin dhe ajrin. Pra, nje gjithesi e tere eshte per ty, e ti nuk ndjen e as nuk di.

"Dhe plotesoi ndaj jush te mirat e Tij te dukshme e te fshehta” (Kur’an 31:20)
 
Te beri me dy sy, me gjuhe dhe buze, te dha gjymtyre: dy duar dhe kembe, t’i zbukuroi ne menyren me te persosur ashtu sic i kane hije dhe i pershtaten cdonjerit:

"E cilen te mire te Zotit tuaj e mohoni?!” (Kur’an 55:13).

Pra, a mendon ti se te ecurit me dy kembe te keputura eshte me lehte se te ecurrit me kembe te plota e te shendosha? A eshte pak per ty kur gjumin e ben te qete e te tjeret nga dhimbja qe kane nuk shijojne gjum me sy, disa me dite, e disa me muaj, e disa me vite te tera, saqe kur sherrohen dhe behen sic kane qene, harrojne se si ecet..?!

A mendon kur mbush stomakun e ngopesh me ushqim te lezetshem, pastaj kur pin ujin e ftohte e freskon shpirtin, se shume te tjere jane te privuar nga kjo kenaqesi,ngreniet dhe pirjet e te cileve jane me dhimbje e semundje ?!

Hedhi nje veshtrim vetes, pastaj mendo e perkujtoi ata qe humben degjimin e mbeten te shurdher, njihja vleren dy syve te tu me te cilet sheh driten dhe terrin, e kujto ata qe humben te pamurit dhe si peshqesh u mbeti ngjyra e zeze. Po, vetem ngjyren e zeze e kane!

Shiko lekuren e trupit qe ke, te bute, te njome, larg semundjeve qe te tjeret i paten, e pastaj falendero Krijuesin tend qe s’te beri nga lekuresemuret, dhe qe eshte fare lehte per All-llahun xh.sh. qe ti te ishe ne grupin e tyre.

Mendo rreth kafkes brenda se ciles ke me te cmuaren- trurin qe te dallon nga kafshet, qe te beri prej te mencurve e s’te molepsi me cmenduri duke mbetur i marre...!

A do pajtoheshe qe te te ofronin ar sa kodra e Uhudit, e t’ua jepje vetem njerin sy?!

A do te doje qe te ta hiqnin gjuhen me te cilen flet qarte dhe ne vend te saj te te dhuronin pallate mbreterore?!
Pra, a do e nderroje doren e trupit kundrejte ca gurreve te vegjel te cmuar?!

JO! Gjithcka qe ke ne trupin tend nuk zevendesohet me asgje se per ate nuk ka cmim.

Ti, pra, me te vertete zoteron dhe jeton me me te shtrejtat dhunti, por fatkeqesisht nuk i njeh dhe nuk i di, jeton i merzitur, i lodhur, i rraskapitur nga shpirtngushtesia, i brengosur, i pikelluar, i zymte, thua se mban pergjegjesine e gjithe njerezise.

Imagjinon te humburen dhe s’je falenderues per ate qe ekziston dhe eshte prane teje, zemerohesh nga nje humbje fare e vogel te hollash, a nuk i sheh celesat e lumturise qe ke ne dore...Perkujto dhe Falendero.

"Po edhe ne veten tuaj - a nuk (doni te) shihni?!” (Kur’an 51:21)

Hidhe veshtrimin mbi veten tende, mbi familjen dhe shtepine, mbi punen dhe shendetin tend, mbi shoqerine dhe shoket, dhe mbi gjithcka qe eshte rreth teje, do te bindesh ne ate qe shpeshhere e mohon.

"Ata i njohin te mirat e All-llahut, pastaj injorojne” (Kur’an 16:83).


Marre nga libri "Mos u trishto”
Autori: Aid El-Karni


Lexuar: 988 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |