Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 21:48
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Përmende All-llahun shpesh


Ka thënë Allahu i Madhëruar : O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.

Ai është i Cili dërgon Salat (bekimet dhe mirësitë e Tij) mbi ju e po kështu edhe melekët e Tij (i luten Allahut për t’u bekuar e për t’u falur ju), që Ai të mund t’ju nxjerrë ju nga errësira (e mosbesimit) në dritë (të Besimit – Islamit). Dhe Ai është gjithnjë Mëshirëplotë për besimtarët. ( El-Ahzab 41-43 )

Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë ditë më të vlefshme tek Allahu dhe më të dashur tek Ai sesa puna në këto dhjetë ditë, kështu që shtoni në to fjalët ( Subhanellah –Elhamdulilah- La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ). ( Imam Ahmedi 2 / 75 )

Imagjinoje se përmendja e Allahut është më e madhe se çdo gjë!!..
Imagjinoje se përmendja e Allahut është më e madhe se namazi!!..
 
 
Ka thënë Allahu : Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju. ( El-Ankebut 45 )
 
 
Imagjinoje se përmendja e Allahut është më e madhe se zekati!!..

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se ka thënë : erdhën të varfërit tek i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) dhe thanë : na e kaluan të pasurit me pasurinë e tyre duke u ngritur në shkallë të larta dhe janë në mirësi të përhershme ( për shkak të shpenzimit të pasurisë në rrugë të Allahut ), falen sikurse falemi, agjërojnë sikurse agjërojmë dhe kanë pasuri me të cilën shkojnë në haxh dhe në umre, luftojnë në rrugë të Allahut dhe japin sadaka.
 
 
Tha ( pejgamberi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : a t'ju them diçka që n.q.s e bëni do t'i arrini ata që ju kanë kaluar dhe nuk jua kalon ju asnjëri pas jush dhe do të jeni më të mirët mes jush përveç atyre që veprojnë si ju?! Të thoni subhanellah 33 herë, elhamdulilah 33 herë, Allahu Ekber 33 herë pas çdo namazi. ( Buhariu : 807 )
 

Imagjinoje se përmendja e Allahut është më e madhe se xhihadi në rrugë të Allahut!!..
Trasmetohet nga Ebu Derda ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) se ka thënë : ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : a t'ju tregoj ju për veprat më të mira dhe më të pastërtat tek Mbreti i juaj, që t'i ngrejnë sa më lartë gradat dhe është më mirë për ju sesa shpenzimi i floririt dhe i argjendit, si dhe më mirë sesa të takoheni me armikun dhe të luftoni me të? Thanë : po. Tha : përmendja e Allahut të madhëruar. ( Sahih sunen Et-Tirmidhij : 3377 )
 

Ka thënë Muadh Ibn Xhebel ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) nuk ka ndonjë gjë më shpëtuese nga dënimi i Allahut përveç përmendjes së Allahut.
 

Ka thënë Abdullah Ibn Abas ( Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy ) : Allahu xh.sh nuk i ka obliguar robërve të Tij ndonjë farz vetëm se e ka caktuar një kufi dhe i ka justifikuar ata të cilët nuk kanë mundësi përveç përmendjes së Tij, sepse Allahu nuk ka caktuar ndonjë kufi ku të ndalojnë dhe nuk e ka justifikuar ndonjërin kur e lenë atë.
 
 
Ka thënë Allahu xh.sh : përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. ( En-Nisa' 103 ) natën dhe ditën, në tokë dhe në detë, në udhëtim dhe në vendin tënd, i pasur dhe i varfër, i sëmurë dhe i shëndoshë, fshehurazi dhe haptazi dhe në çdo gjëndje.
Ndërsa unë – të dashur – besoj se, ashtu sikurse ramazani është sezon edukativ i dendur me leximin e kur'anit, kështu edhe këto dhjetë ditë të para të dhulhixhes janë sezon edukativ i dendur me përmendjen e Allahut.


Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë ditë më të vlefshme tek Allahu dhe më të dashur tek Ai sesa puna në këto dhjetë ditë, kështu që shtoni në to fjalët ( Subhanellah –Elhamdulilah- La ilahe ila Allah – Allahu Ekber ). ( Imam Ahmedi 2 / 75 )
 
Ndërsa unë – të dashur – besoj se, ashtu sikurse ramazani është sezon edukativ i dendur me leximin e kur'anit, kështu edhe këto dhjetë ditë të para të dhulhixhes janë sezon edukativ i dendur me përmendjen e Allahut.
 

Subhanellah ue elhamdulilah ue la ilahe ila Allah ue Allahu Ekber ( i lartësuar është Allahu, falenderimi i takon vetëm Atij, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij dhe Allahu është më i Madhi.
 

Këto janë el-bakijat es-salihat ( veprat e mira që mbeten )
Gjithashtu pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) na ka lajmëruar se për çdo fjalë nga këto ka një pemë në xhenet dhe se shpërblimi i çdo fjale nga këto tek Allahu është sikurse mali i uhudit[3].
 
 
Ka thënë Xhaferr Ibn Sulejman ( Zoti e mëshiroftë ) : kam parë Thabit El-Benanij i cili e ndërpriste fjalën kur mbante mësim dhe thonte : Allahu Ekber, la ilahe ila Allah, Allahu Ekber ue lilahi el-hamd dhe thonte me të vërtetë këto janë ditët e përmendjes së Allahut.
 

Do më thuash : kur t'i them këto fjalë??
 

Ishte Abdullah Ibn Omeri dhe Ebu Hurejre ( Zoti qoftë i kënaqur me ata ) që dilnin ( nëpër rrugë ) në këto dhjetë ditë thonin Allahu Ekber dhe njerëzit thonin njësoj me ata.
 

Të them : mësoje veten ... mësoje veten ... mësoje veten... që t'i thuash :
· Kur të ecësh në rrugë për në çdo vend
· Kur të jesh shtrirë për të fjetur
· Kur je duke folur, ndërprite fjalën dhe përmendi këto fjalë, gjithashtu dhe kur të jeshë duke ngrënë.
· Të shkosh herët në xhami dhe të shfrytëzosh kohën para se të thërritet ikameti.
Dhe n.q.s kërkon më tepër atëherë është më mirë për ty :
· Të kërkosh falje për veten tënde. Ka thënë i dërguari i Allahut ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush dëshiron që ta gëzojë atë fletushka e tij ( ditën e gjykimit ) le të shtojë istigfarin ( kërkimin e faljes ). ( Bejhakiu, dhe e ka saktësuar shejh Albani tek es-sahihah : 2299 )
· Të kërkosh falje për besimtarët dhe besimtaret. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu i shkruan atij me çdo besimtar dhe besimtare nga një të mirë. ( Sahih, musned imam Ahmed : 5/82 )
· Të dërgosh salavate mbi pejgamberin ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ). Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : kush dërgon mbi mua një salavat Allahu dërgon dhjetë mbi të. ( Muslimi 384 )
 
Gjithashtu ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë musliman i cili dërgon mbi mua një salavat, vetëm se engjëjt bëjnë dua për të perderisa ai dërgon mbi mua salavat, atëherë le të thotë njeriu nga kjo dhe le të shtojë. ( Sahih, musned imam Ahmed : 3/446 ) ( Salavati i engjëjve për robin është kërkimi i faljes për të ndërsa salavati i Allahut për robin është mëshira për të ).
 

N.q.s do t'i përmbahesh dhe do ta mësosh veten me këtë që të thashë, nuk do të thuash më pak – ashtu sikur mendoj – nga këto fjalë se 1000 herë në ditë, çfarë do të thotë 5000 pemë në xhenet për një ditë. A e dinë se n.q.s i thuan zakonisht këto fjalë në këto dhjetë ditë si do të jetë kopshti yt në xhenet??
 

A e imagjinon dot 100 mijë dylym në xhenet t'i keshë pronën tënde në dhjetë ditë!
A nuk është një shans të cilin nuk e humb atë vetëm se një i mashtruar?!!
 
Trasmetohet nga Aun Ibn Abdullah ( Zoti e mëshiroftë ) se ka thënë : uleshim tek umu Derda ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) dhe përkujtonim Allahut tek ajo, i thashë : ndoshta të bezdisëm? Tha : a mendoni se më bezdisët?! E kam kërkuar adhurimin në çdo gjë dhe nuk kam gjetur më shëruese për shpirtin tim se sa tubimet përmendet Allahu.
 
I dashuri im në Allah..
Është e pamudur që ta duash ( Allahun ) dhe pastaj mos ta përmendësh..
Është e pamundur që ta përmendësh, pastaj mos të gjesh ëmbëlsinë e dhikrit..
Është e pamundur që ta gjesh ëmbëlsinë, pastaj të merresh me diçka tjetër përveç tij..
 
Autor : Muhammed bin Husejn Jaakub
Përktheu : ( Ebu Junis ) Namik Murto
Shoqata '' Uniteti ''


Lexuar: 8631 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |