Kushdo që dëshiron të adhurojë Allahun patjetër duhet t’i plotësojë këto dy kushte, sikur do të thotë: "Vetëm Ty të dua, me atë që ti do.”
Fudejl bin Ijad ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut:" Me qëllim që të provojë kush nga ju është më i mirë në vepra." Mulk, 2.
Më e sinqerta dhe më e përkryera. Shokët e tij e pyetën: "O Ebu Alij çfarë ke për qëllim me më e sinqerta dhe më e përkryera?” Ai u përgjigj: "Vërtet një vepër nëse kryhet e sinqertë, por nuk është e përkryer, atëherë ajo nuk pranohet. Kështu, edhe nëse është e përkryer, por nuk është e sinqertë përsëri nuk pranohet. E sinqertë është të jetë vetëm për Allahun, ndërsa e përkryer është atëhere kur përputhet me sunetin.”
Kështu që, nëse humbin këto dy kushte apo njëri prej tyre, atëhere adhurimi është i papranuar.
Këtë e sqaron shembulli i mëposhtëm:
Nëse një person i falet dikujt tjetër veç Allahut dhe në një formë të kundërt me atë që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) adhurimi do t’i kthehet mbrapsht, pra nuk i pranohet. Po pse një gjë e tillë? Sepse ai i ka humbur të dyja kushtet.
Po ash
tu, nëse ai falet në formën që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) porse këtë falje ia dedikon dikujt tjetër veç Allahut, atëherë adhurimi i tij do të jetë i pa vlefshën. A e dini përse? Sepse ai ka humdur sinqeritetin, ndërkohë që Allahu thotë:" S'ka dyshim se Allahu nuk falë t'i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do." Nisa, 48.
Gjithashtu, Allahu thotë në një ajet tjatër: " E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit kishte për t'iu shkuar dëm ajo që kanë vepuar." Maide, 88.
Një gjë e tillë është edhe sikur dikush të falet për hir të Allahut, por në një formë tjetër me atë që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) d.m.th.: të ketë shpikur një formë nga vetja e tij, atëherë ky adhurim është i papranuar, sepse në të ka humbur ndjekja dhe pasimi i Profeti (salallahu alejhi ue selam), ndërsa në një hadith Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Kush punon një punë që nuk është në përputhje me çështjen tonë është e refuzuar."
Ndërsa, në një trasmetim tjetër Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Kush shpik në çështjen tonë atë që nuk është prej saj do t’i refuzohet."
Këto dy kushte, në realitet, janë të lidhura njëra me tjetrën, sepse prej sinqeritetit është që të pasohet Profeti (salallahu alejhi ue selam) në të njëjtën kohë dhe pasimi i Profeti (salallahu alejhi ue selam) kërkon sinqeritetin.
Muhamed bin Ibrahim el Hamd