Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 21:00
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Rrugët e përdorura për thirrjen në teuhidin uluhije


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
 
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
 
Në Kuranin famëlartë gjejmë se rrugët për thirrjen në teuhidin uluhije kanë ardhur të formave të ndryshme, nga këto rrugë mund të përmendim:
 
 
1. Urdhërimi i Allahut që të adhurohet vetëm Ai. Allahu i Lartësuar thotë: "Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij askënd." Nisa, 36.
 
 
2. Ndalimi i adhurimit të tjetërkujt veç Allahut. Allahu thotë: "Pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)." Bekare, 22.
 
 
3. Lajmërimi i Allahut se Ai i ka krijuar krijesat që ta adhurojnë Atë. Allahu thotë: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër përveç që të më adhurojnë. " Dharijat, 56.
 
 
4. Lajmërimi se Ai i ka dërguar profetët që të thërrasin në adhurimin e Tij dhe të ndalojnë nga adhurimi i të tjerëve. Allahu thotë: "Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm Allahun e largohuni djajve (adhurimit të tyre)!" Nahl, 36.
 
 
5. Argumentimi me teuhidin rrububije për përmbajtjen e teuhidit uluhije, duke e ditur se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Ai i cili na furnizon me të mira dhe të Cilin nuk e shoqëron në jetë askush. Allahu thotë: "O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush, ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar)." Bekare, 21.
 
 
6. Argumentimi për adhurimin e Tij duke qenë se Ai është Dobiprurësi, Ai i cili jep dhe ndalon, kështu që Ai i cili zotëron këto cilësi është që vërtet meriton të adhurohet..
 
 
7. Argumentimi për domosdoshmërinë e njësimit të Allahut si pasojë se Ai është i veçuar me cilësitë më të plota dhe më të larta dhe këto cilësi Ai ua ka mohuar zotave të idhujtarëve.
 
 
Allahu thotë: "Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A mos di ndonjë që është i ngjashëm me të?" Merjem, 65. Allahu thotë: "Allahu posedon emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me to." Araf, 18. Allahu tregon për të dashurin e Tij (Ibrahimin) ku thotë: "Kur babait të tij i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke ndonjë dobi prej tij?" Merjem, 42.
 
 
8. Argumentimi se vetëm Atij i takon adhurimi duke vënë re precizitetin në krijimin e Tij, sa herë që robi kthjellohet dhe mendon duke medituar në të, sigurisht që i shtohet bindja edhe më shumë se Ai është që meriton të adhurohet.
 
 
Allahu thotë: "I cili ka krijuar shtatë qiej të renditur një përmbi një. Ju nuk mund të shihni asnjë gabim në krijimin e të Gjithëmëshirshmit. Kthe pra shikimin përsëri a mund të shohësh ndonjë të çarë? Pastaj hidhe shikimin përsëri dhe përsëri. Vështrimi juaj do t'ju kthehet tek ju në një gjendje të turbulluar, të poshtëruar e të kapitur." Mulk, 3-4.
 
 
9. Argumentimi për domosdoshmërinë e adhurimit të Allahut të vetëm e pashok me mirësitë e njëpasnjëshme me të cilat Ai i ka begatuar krijesat e Tij. Nëse njeriu mëson se çdo mirësi që ai posedon është nga Allahu i vetëm dhe se askush nga krijesat nuk mund të bëjë apo të sjellë dobi vetëm se me lejen e Allahut, i bëhet e qartë se Allahu është Ai i cili meriton të adhurohet i vetëm e pa shok.
 
 
Allahu thotë: "A nuk është Ai i cili krijoi qiejt e tokën dhe që për ju lëshoi shi nga qielli, nga ku Ne bëmë të lulëzojnë kopshte të begatë gjithë bukuri dhe kënaqësi, që për ju ka qenë e pamundshme t'i bëni të mbijnë bimët në to. A mos ka ndonjë zot tjetër pos Allahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
 
 
A nuk është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç Allahut zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë. A nuk është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës.
 
 
A ka zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni. Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit dhe Ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si lajmëtar të përgëzimit i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos Allahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë si shok. A nuk është Ai që e filloi krijimin (e njeriut) e pastaj e përsëriti atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos Allahut? Thuaj: "Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!" Neml, 60-64.
 
 
10. Argumentimi për adhurimin e Tij të vetëm, me pamundësinë e atyre që adhurojnë idhujtarët për diçka, sado e vogël qoftë ajo. Allahu thotë: "A i përshkruajnë Atij shok ata të cilët nuk mund të krijojnë asnjë send e ata (idhujt) vetë janë të krijuar.
 
 
Ata (idhujt) nuk mund t'ju sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre nuk mund ta ndihmojnë." Araf, 191-192. Allahu thotë: "Thuaj! Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund të heqin prej jush mjerimin, as nuk mund të mënjanojnë." Isra, 56.
 
 
Allahu thotë: "O ju njerëz, ja një shembull, vërjani veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të Allahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse mblidhen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. Kështu pra, i dobët është edhe lutësi, edhe i luturi." Haxh, 73.
 
 
11. Përçmimi që i bëhet idhujtarëve të cilët lusin të tjerë në vend të Allahut, si në fjalët e Allahut: "A po adhuroni pra në vend të Allahut të tillë që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?" Mjerë për ju dhe për ata që i adhuroni, përveç Allahut, po a nuk po kuptoni?" Enbija, 66-67. Po ashtu, në fjalën e Tij: "E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtëron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.” Bekare, 130. 12.
 
 
Sqarimi për dënimin e idhujtarëve të cilët lusin të tjerë në vend të Allahut, si dhe sqarimi i përfundimit të tyre dhe atyre që ata adhuruan. Në të njëjtën kohë Allahu bën të ditur se si do tu kthejnë krahët ata që i konsideruan si zota në vend të Allahut në kohën kur ata janë që kanë nevojë më tepër se kurrë për ndihmën e tyre.
 
 
Allahu thotë: "E nga njerëzit ka të tillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu është ndëshkues i rreptë.
 
 
Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: ‘Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!’ Kështu Allahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit." Bekare, 165-167.
 
Allahu thotë: "Nëse ata i thërrisni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve dhe në Ditën e Kiametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi i çdo gjëje (Allahu).” Fatir, 14.
 
 
 
13. Sqarimi i përfundimit të njësuesve të Allahut dhe ajo që do të meritojnë ata në dynja dhe ahiret. Allahu thotë për imamin e muahidinëve (njësuesve) Ibrahimin (alejhi selam): "E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që poshtëron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve." Bekare, 130. Allahu thotë: "Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e përzien me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” Enam, 82.
 
 
 
14. Kundërshtimi i Allahut kundrejt atyre të cilët vendosin ndërmjetës mes tyre dhe Allahut dhe sqarimi se ndërmjetësimi nuk i përket vetëm se Atij. Po ashtu, ai nuk kërkohet vetëm se prej Tij.
 
 
Nuk ndërmjetësohet Tek Allahu askush vetëm se me lejen e Tij dhe pasi të jetë i kënaqur me atë që ndërmjetësohet. Allahu thotë: "A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç Allahut? Thuaj! A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë." Thuaj! I tërë shefati (ndërmjetësimi) i takon vetëm Allahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni." Zumer, 43-44. Allahu thotë: "Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç me lejen e Tij?" Bekare, 255.
 
 
15. Sqarimi se ata që adhurohen në vend të Allahut, nuk mund t’u sjellin përfitim adhuruesve të tyre në asnjë lloj forme, ashtu siç thotë dhe Allahu i Madhëruar: "Thuaj! Thirrni ata, të cilët i menduat për zota përveç Allahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej, as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje. Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi tek Ai, përveç atij të cilit Ai i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: ‘Çfarë tha Zoti juaj?’ (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: ‘Të vërtetën.’ (u dha leje). Ai është më i Larti, më i Madhi.” Sebe, 22-23.
 
 
 
16. Sjellja e argumenteve dhe shembujve të cilat hedhin poshtë shirkun dhe tregojnë përfundimin e mjerueshëm të shirkut, si dhe bën që njerëzit e logjikshëm të largohen prej tij. Allahu thotë: "Kush i përshkruan shok Allahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur." Haxh, 31.
 
 
Muhamed bin Ibrahim el Hamd
Përktheu: Bledar Haxhiu


Lexuar: 7363 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 13-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |