Imam Ahmed Ibn Hambel, radijllahu anhu, nëse shikonte ndonjë të krishterë i mbyllte sytë. Kur e pyetën pse vepronte kështu, tha: "s'mund ta shikoj dikë që shpik dhe thotë genjeshtra për All-llahun".
Shiko, All-llahu të ruajtë, si ishte ngulitur madhërimi i All-llahut në zemrën e imam Ahmedit, saqë s'mund të shikonte atë që shpif dhe gënjen për All-llahun e Lartesuar. Shpifja e tyre më e madhe është, kur thanë për All-llahun se ka bir, por i Pastër është All-llahu, me Lartësi dhe Madhështi, nga ajo që thanë.
Në lidhje me të krishterët, Omer Ibën Hattabi, radijallahu anhu ka thënë: "Përçmoini ata, por mos i bëni padrejtësi, se ata ofenduan All-llahun e Lartësuar dhe kjo është fatkeqësia më e madhe për ta”.
Gjithashtu Behlul Ibn Rashidi, radijallahu anhu, nga shokët e Malik Ibën Enesit, radijallahu anhu, i dha shokëve të tij dy dinarë për të blerë vaj. Një burrë u tha atyre se te një i krishterë kishte vaj nga më i miri që mund të gjendej, prandaj e dërguan këte burr tek i krishteri bashkë me dy dinarët. Kur arriti te i krishteri i tha se donte vaj për Behlul Ibën Rashid. I krishteri u përgjigj: " I afrohem Zotit të Lartësuar me shërbimin ndaj Behlulit, ashtu siç i afroheni edhe ju duke i shërbyer atij". Dhe i dha atij me dy dinarë vaj që e shiste me katër dinarë.
Kur u kthye tek Behluli i tregoi se çfarë i tha i krishteri. Behluli tha: "me ke shërbyer me diçka që të obligon me një punë tjetër. Mi kthe dy dinarët e mi dhe ktheje vajin". Burri u çudit dhe e pyeti pse kështu? Tha: "Mu kujtua fjala e All-llahut te Lartesuar:
"Nuk do të gjesh popull që beson në All-llahun dhe Ditën e Fundit, të bejë miqësi me ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit të Tij”. [El Muxhedele, 22]
Dhe kam frikë të ha vajin e të krishterit se mos gjej në zemrën time afrimitet ndaj tij dhe të bëhem prej atyre që devijuan, u larguan nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me qëllim për të përfituar diçka nga dunjaja".
U pyet Imam Ahmedi për komshiun rafadij. Tha: "Mos i jep selam. Dhe nëse të jep selam mos ia kthe atij selamin".
Ibën Rixha distancohej prej atij që i blente qefinin, e lante, apo varroste nje rafadij.
Gjatë kohës së qëndrimit të Izu Ibën Abdu Selam në Damask, ndodhi një rënie çmimesh e tillë aq sa shiteshin kopshte me çmim shumë të ulët. Gruaja e tij i dha disa flori dhe i tha: "Na bli një kopësht që të shëtisim gjatë verës në të". I mori Izu Ibën Abdu Selami florinjtë i shiti dhe vlerën e tyre e dha sadaka. Kur u kthye e pyeti e shoqja: "A na e bleve kopshtin"? Iu përgjigj: "Po, një kopësht në xhenet. Gjeta disa njerëz në nevoje dhe e dhashë sadaka çmimin e tij".
"Allahu ta shperblefte" ia ktheu gruaja e tij.
Mahmud Ibën Abdu El Meliki, nga ulematë e medhhebit Malikij, ishte gjithmonë i preokupuar, i gatshëm, i sinqertë në ndihmën ndaj muslimanëve. Një natë me shi të rrembyer i veshur me një xhelabije të leshtë, shkoi te një nga shokët e tij dhe i tha: "Nuk më zinte gjumi natën nga brengosja që ndiej për të varfërit e umetit të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem". Pastaj i tha: "Këtu ke 100 dinar flori, se fitimi ishte i pakët këtë vit. Kujdes e mos më lë të iki nëse ke nevojë për diçka prej meje".
Ebu Velid El Tartushi, rahimehullah, hyri tek halifja e Egjiptit dhe gjeti tek ai si ministër nje prift të krishterë, të cilit ia kishte besuar këtë post dhe e respektonte mendimin e tij dhe i tha:
"O mbret tolerant dhe i nderuar, i interesuar për këshillë, dije se atë që e ke nderuar, s'është gjë tjetër veçse gënjeshtar".
Kjo gjë nxiti zemërimin e halifes dhe urdhëroi për përzënien e priftit dhe emëroi një dijetar në vend të tij dhe e nderoi atë.
Ne lidhje me këtë histori El Karafij thotë:
"Kur u përkujtua halifja për genjeshtrën e priftit ndaj të derguarit të All-llahur sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për shkak të të cilit, ai (halifja) u nderua dhe baballarët e tij dhe gjithë njerëzit e botës, e largoi nga vetja afrimitetin që ndjente ndaj priftit dhe e largoi atë nga shtëpia e tij e nderuar dhe mori në vend të tij atë që e meritonte, pavarësisht nga prejardhja".
Dr. Abdul Aziz Bin Muhamed Abdu Latif
Përktheu: Ankebut.com