Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 12:20
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shirku në dashuri


Ka njerëz të cilët e njohin Allahun si Krijues, Pronar dhe Furnizues i gjithësisë, dhe prapë i donë të tjerët më shumë se sa Atë (Allahun). Disa njerëz i duan paratë më shumë se sa Allahun dhe për këtë arsye, ata nuk e paguajnë zeqatin apo i fitojnë parat prej burimeve haram.

Shirku i madh ndahet në 4 kategori:



- Kategoria e parë i shirkut të madh është "të shoqëruarit në dua-lutje”, që donë të thotë t'ia drejtosh lutjen dikujt tjetër përveç Allahut si mënyrë për të fituar furnizim apo të shërohesh prej një sëmundje apo të arrish ndihmë gjatë ndonjë krize apo për ndonjë arsye tjetër.



- Kategoria e dytë e shirkut të madh është "të shoqëruarit në nijet-qëllim”, d.m.th. të bësh ndonjë vepër që në vete është e mirë por që bëhet për hir të jetës së kësaj bote dhe jo për hir të Allahut.



- Kategoria e tretë e shirkut të madh është "të shoqëruarit në dashuri ndaj Allahut.” Kjo është që ta duash dikën apo diçka tjetër më shumë apo aq sa e donë Allahun.



- Kategoria e katërt e shirkut të madh është "shoqërimi në nënshtrueshmëri” që është që ti bindesh njerëzve kur bëjnë gjëra të ndaluara – haram, dhe të besosh se është e lejuar të pasohen ata që bëjnë aso legjislacione.



Këtu do ta diskutojmë kategorinë e tretë:



Kategoria e tretë e shirkut të madh është "të shoqëruarit në dashuri ndaj Allahut.” Kjo është që ta duash dikën apo diçka tjetër më shumë apo aq sa e donë Allahun. Allahu thotë: E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. (Kur’an 2:165)



Ka njerëz të cilët e njohin Allahun si Krijues, Pronar dhe Furnizues i gjithësisë, dhe prapë i donë të tjerët më shumë se sa Atë (Allahun). Disa njerëz i duan paratë më shumë se sa Allahun dhe për këtë arsye, ata nuk e paguajnë zeqatin apo i fitojnë parat prej burimeve haram. Ata janë robër të Dërhemit dhe Dinarit, apo në terminologjinë e sotme, robër të dollarit (apo euros). Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ai që bëhet rob i dinarit dhe dërhemit do të mbaroj dhe do të shkatërrohet.” (Buhariu).



Disa njerëz i donë epshet e tyre më shumë se sa e duan Allahun. Ata vazhdimisht, i pasojnë epshet e tyre edhe nëse ato i dërgojnë në mëkat ndaj Allahut: "A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet?” (Kur’an 25:43). Prandaj, ta duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij është parakusht për ta shijuar ëmbëlsinë e imanit-besimit.



Është transmetuar në një hadith autentik se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Janë 3 karakteristika që kush i posedon ato do ta shijojë ëmbëlsinë e imanit: Ta duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë, ta duash dikë vetëm për hir të Allahut, dhe ta urresh kthimin në kufr-mosbesim pasi që Allahu të ka shpëtuar prej tij, sikurse dikush që e urren të hidhet në zjarr.” (Buhariu)



Allahu i ka vendosur 2 kritere për ta testuar se dashuria për Atë është më e madhe se e çdo gjëje tjetër. E para është që ta pasosh Sunetin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem. Allahu thotë: "Thuaj (Muhamed): Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë (ne shkëmbim)” (Kur’an 3:31).



Ta pasojmë Sunetin në të gjitha aspektet e jetës sonë është absolutisht thelbësore. Kriteri i dytë që ta dish se dashuria yte ndaj Allahut a është më e madhe se çdo gjë e kjo është përmes xhihadit për hir të Allahut: "Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” (Kur’an 9:24).



Lexuar: 7526 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |