Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 17:04
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Sinqeriteti për Allahun


Thënia e Allahut të Lartë: " E nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin tek Ne” (Hixhr, 21) është përmbledhja e një nga thesaret e thesareve që do të thotë: "Çdo gjë të mos kërkohet nga tjetër përveçse vetëm nga Ai, në Dorë të të Cilit janë çelësat e depove të çdo gjëje.Të kërkosh diçka nga tjetërkush do të thotë të kërkosh diçka nga ai i cili nuk e posedon atë dhe që nuk ka mundësi mbi të.”
 
Dhe thënia e Tij: " Dhe se vërtet tek Zoti yt është përfundimi (i çdo gjëje)”, është një tjetër thënie që përfshin një tjetër thesar madhështor, i cili është : "Nëse çdo qëllim nuk është për hir të Tij apo që të formojë lidhje me Të, ai qëllim është i humbur, i ndërprerë sepse nuk mund te jetë tek tjetërkush përfundimi, kulmi, përveçse tek Ai në të cilin përfundojnë të gjitha çështjet. Pra të gjitha çështjet e kanë përfgundimin tek krijimi i Tij, vullneti i Tij, mençuria dhe dituria e Tij.
 
 
 Ai është qëllimi i çdo gjëje që kërkohet. Çdo dashuri që i kushtohet dikujt jo për hir të Tij është dënim; çdo veprim që nuk kryhet me qëllimin për hir të Tij është i gabuar e i humbur, dhe çdo zemër që nuk është e lidhur me Të është fatkeqe, sepse i është vënë pengesë për të arritur lumturinë dhe shpëtimin e saj. Pra ajo çka kërkohet nga Ai është përmbledhur në thënien e Tij: "E nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin tek Ne” dhe ajo çka kërkohet për hir të Tij është përmbledhur në thënien e tij "Dhe se vërtet tek Zoti yt është kthimi i fundit (përfundimi)”. Pra nuk ekziston pas Tij (i lartësuar qoftë!) cak apo kulm që kërkohet dhe nuk ka përveç tij kulm tek i cili është përfundimi.
 
 
Qetësia e zemrës dhe trupit qëndron në bindjen ndaj Allahut
 
 
Nën këtë frazë është një sekret madhështor nga sekretet e teuhidit: Fakti që zemra nuk qetësohet dhe rehatohet përveçse me arritjen tek Ai. Çdo gjë përveç Allahut që duhet dhe dëshirohet është si qëllim për tjetërkënd dhe jo për vetë atë, ndërsa i dashuri dhe i dëshiruari për vetë veten e Tij është vetëm Një: Ai tek i Cili është përfundimi i gjithçkaje, caku i çdo gjëje dhe është e pamundur që caku (limiti) të ekzistojë në dy, ashtu siç është e pamundur që fillimi ose shpikja e krijesave të jetë nga dy. Kështu që, ai që limitin e dashurisë së tij, dëshirës, vullnetit dhe të bindjes e ka tek tjetërkush, ka bërë që këto të jenë pa vlerë për Allahun dhe që t’i largohet e ta lerë të vetëm, Ai për të cilin ka më shumë nevojë se për çdo gjë tjetër. Ndërsa ai limiti i dashurisë së të cilit, dëshirës dhe kërkesës së tij është i Lartësuari, i ka fituar begatitë, shijimin dhe lumturinë e tij përgjithmonë.
 
 
Ligjet e urdhëresave dhe të fatkeqësive
 
 
 Robi gjithmonë rrotullohet ndërmjet ligjeve të urdhëresave dhe ligjeve të fatkeqësive. Ai ka nevojë, madje është i detyruar për ndihmë në kryerjen e urdhëresave dhe për butësi në fatkeqësi. Sipas përkushtimit të tij ndaj urdhëresave, shijon edhe butësinë dhe bamirësinë në fatkeqësi. Nëse e plotëson përkushtimin ose zbatimin e urdhëresave haptas dhe fshehtas, e përfshin butësia haptas dhe fshehtas. Por nëse i zbaton ato vetëm në pamjen e jashtme dhe jo në realitetin e tyre atëherë ai fiton butësinë haptas dhe i pakësohet butësia e brendshme ( e fshehur).
 
 
Butësia e brendshme
 
Nëse pyesim: Ç’është butësia e brendshme? Është ajo qetësi, rehati që përjeton zemra në çaste fatkeqësish. Është largimi nga ajo e shqetësimit, konfuzionit dhe pikëllimit duke mbetur e nënshtruar dhe e qetësuar ndërmjet duarve të Sunduesit të saj. Një njeri i tillë që shikon tek sunduesi i Tij me zemrën e tij, i qetësuar shpirti i tij tek Ai, është i zënë me shikimin në butësinë e Krijuesit të Tij ndaj robit, saqë nuk i hedh sytë nga ashpërsia e dhimbjes në të cilën ndodhet. Dhe vërtetë, ajo që e bën vërtet të mungojë në prezantimin e kësaj dhimbjeje është njohja e tij (e robit) ndaj mirësisë së zgjedhjes së Allahut për të si edhe ajo që ai është rob i thjeshtë, ku zotëria i tij zbaton ligjet e Tij mbi të, sido që të kënaqet apo zemërohet ai.
 
 
 
Nëse është i kënaqur me atë që i ndodh, fiton kënaqësinë e Allahut, e nëse zemërohet, fiton zemërimin e Tij (siç transmetohet nga Enesi se Profeti (alejhi selam) ka thënë: "Me të vërtetë, shpërblimet më të mëdha janë në sprovat më të mëdha. Vërtet, kur Allahu e do një popull e sprovon atë, e ai që mbetet i kënaqur për të është kënaqësia, e ai që zemërohet, për të është zemërimi”. Kjo pra, është butësia e brendshme, fryt i asaj marrëdhënieje të padukshme, e cila (butësia) shtohet me shtimin e kësaj marrëdhënjeje të padukshme dhe pakësohet me pakësimin e saj.
 
 
Nga ligjet e teuhidit
 
 
Urime për atë që është i drejtë në marrëdhëniet me Zotin e tij! I cili e pranon injorancën e vet përpara dijes së Krijuesit të tij, i pranon të metat e veprave të tij dhe gabimet e vetes së tij, e pranon tejkalimin në të drejtën e tij, padrejtësinë e tij në marrëdhënie me Allahun. Nëse Allahu e ndëshkon për mëkatin e tij ai shikon drejtësinë e Allahut mbi të, nëse nuk e ndëshkon ai sheh mirësinë e Tij, nëse bën diçka të mirë e sheh si një dhuratë dhe lëmoshë nga ana e Tij, nëse ia pranon këtë të mirë Allahu, atëherë këtë e sheh si një lëmoshë të dytë nga ana e Tij. Por, nëse nuk ia pranon, atëherë ai kupton se me një të tillë nuk bën dobi t’i drejtohet.
 
 
 
Nëse vepron një diçka jo të mirë shikon largimin e Allahut nga ai dhe të mbrojtjes së Tij nga ai. Dhe kjo është nga drejtësia e Allahut. Kështu që, këtu shikon nevojën që ka ai për Zotin e tij dhe padrejtësinë ndaj vetes së vet. Dhe nëse Allahu ia fal atë veprim jo të mirë që ky ka bërë, kjo është gjithashtu nga mirësia e Tij absolute, ekzistenca e Tij absolute dhe nga bujaria e Tij absolute. Dhe pikat e kësaj çështjeje dhe sekreti i saj është : "Të mos e shikojë robi Zotin e tij përveçse bamirës dhe të mos e shikojë veten e tij veçse keqbërës ose tejkalues dhe ta shikojë çdo gjë që e gëzon atë nga mirësia e Zotit të Tij për të dhe nga bamirësia e Tij dhe çdo gjë që e mërzit atë ta shikojë si rrjedhojë e mëkateve të tij dhe drejtësisë së Allahut mbi të.”
 
 
Përgatiti: Erion Sula


Lexuar: 690 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 11-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |