Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 13:56
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kujt i pengon futja e lëndës fetare?



Pset debatohet shumë rreth kësaj çështje, pse kaq shumë kundërshtojnë njerëzit futjen e kësaj lënde në shkolla, kush janë ata që kundërshtojnë?!
 

Në kohët e fundit mjaft është shtuar debati rreth mësim besimit, gjegjësisht futjes së lëndës fetare në shkollat tona fillore apo ato të mesme, debat ky i cili nuk mungon nga njerëz të shumtë të cilët e përkrahin, por ka edhe të atillë të cilët e kundërshtojnë dhe jo vetëm këtë element apo segment të fesë, por gjen mjaft të atillë të cilëve e tërë feja si fe ju pengon, nuk e do atë dhe bëjnë çmos që ta luftojnë në të gjitha format e mundshme.
 
 
Nuk dua të futem kësaj radhe në debat me të atillët, për sa i përket nevojës së njeriut dhe shoqërisë për fe dhe se a e kemi ne më mirë që e duamë fenë apo ata, a më të mirë e të dobishëm për shoqëri jemi ne fetarët apo ata, krejt këtë nuk dua ta shtjelloj kësaj radhe ngase nuk u e kam temën e tillë, por po flasim për lëndën e mësim besimit, gjegjësisht kujt po i pengon futja e kësaj lënde në shkollat tona?
 
 
Vetëm se para se të flasim për këtë temë një gjë desha tua kujtojë të gjithë atyre të cilët e urrejnë këtë islam, të cilëve ju dhembin sytë kur ti shohin njerëzit fetar e ju dhembin veshët kur e dëgjojnë ezanin nëpër xhami duke u thirrur me mikrofona,se ata një realitet duhet ta kuptojnë nëse janë zgjuar e nuk janë fjetur, se feja sot në Kosovën e lirë është një faktorë mjaft me rëndësi, se feja sot në Kosovë është pjesë e pa ndashme e kësaj shoqërie dhe se,
 
 
 
edhe nëse ngrihen te gjithë në këmbë nuk do mundë ta ndërrojnë e ta ndryshojnë këtë realitet, tamam sikur që nuk do të mundë ta ndryshojnë titistët e enveristët gjendjen e sotme të kësaj Kosove demokratike, nuk ka më komunizëm, ai ka shkuar , ka vdekur, por ka demokraci, e pastaj sa ka demokraci dhe sa zbatohet, ajo është çështje tjetër, por kryesorja është se ka, dhe ky është realitet, ashtu siç është realitet çështja e fesë, ajo për çdo ditë vetëm sa po vjen e po rritet, për çdo ditë ajo po depërton më shumë në të gjitha institucionet e vendit, me gjithë luftën e madhe që po i bëhet asaj në veçanti nëpër media.
 
 
E si mos të depërtoi kjo fe në këtë shoqëri e cila këtë fe të ndritshme e ka ndër shekuj?! E si mos të depërtoi kjo fe në këtë shoqëri së cilës me shekuj ia ka ruajtur gjuhën, traditën, i ka edukuar djemtë e saj dhe ia ka bërë martirë, i ka mësuar se si të duanë njeri tjetrin?! E si të mos depërtoi kjo fe në këtë shoqëri ku në realitet është shoqëri islame, edhe pse e zbehtë, kur gjithandej nëpër botën evropiane dhe perëndimore po depërton e po përhapet me të madhe?!
 
 
Jo, jo, kotë e kanë ata të cilët flasin e shkruajnë nëpër gazeta duke e akuzuar islamin si të prapambetur dhe myslimanët si njerëz të vrazhdë, duke e shprehur qartazi mosbesimin e tyre, duke i sulmuar hoxhallarët si predikues të fesë dhe besimtarët e rinj djem dhe vajza se kinse po na sjellin në vendin tonë rryma të ndryshme ekstreme, mundi i tyre do ju shkoi huq ashtu siç ju ka shkuar huq edhe shumë të tjerëve para tyre, kështu që këshilla ime për ta është që të heshtin e mos ti dalin para kësaj feje se vetëm sa e koritin vetën e tyre, vetëm sa tregojnë se ata janë kundër këtij populli, kundër këtij atdheu, kundër kësaj shoqërie e cila mjaft gjatë ka qëndruar e okupuar dhe e cunguar nga liritë, e ka ardhur koha që populli të jetë i lirë, ta shijoi atë liri për të cilën e ka krijuar Allahu i Madhëruar dhe për të cilën ka derdhur edhe gjak.
 
 
Të njëjtit këta njerëz dhe të ngjashëm me ta e kundërshtojnë futjen e lëndës së mësim besimit, e kundërshtojnë atë sepse jetojnë me paragjykime, sepse nuk e njohin realitetin e fesë, të mirat dhe dobitë e saj dhe kjo po ma kujton një rast në Austri ku mësimi i lëndës fetare është prezent nëpër shkolla, por prindi ka të drejt që javën e parë të vitit shkollor të vendos për fëmijën e tij të mësojë fe apo jo dhe një prind shqiptar nuk e kishte ditur këtë rregull e pas një jave pasi që ai nuk lajmërohet për të zgjedhur për birin e tij se dëshiron të mësojë fe apo jo, drejtori vendos që fëmija të mësoi fe.
 
 
Kështu që pasi e kupton prindi shqiptar, mysliman, kosovar se fëmija i tij po mëson fe, shkon në shkollë dhe takon drejtorin ku ankohet pse fëmija i tij po e mëson fenë dhe se ai nuk ka nevojë për fe dhe fjalë tjera të zakonshme të cilat i dëgjojmë prej "injorantëve” që nuk e njohin realitetin e fesë, bile asgjë nuk dinë nga ajo.
 
 
 
Drejtori i krishterë mundohet ta bindi prindin shqiptarë se mësimi i fesë është në dobi të nxënësit dhe se ai nuk humbë asgjë nga kjo lëndë, por vetëm sa përfiton, por kotë nuk bindet shqiptari lehtë. Në fund drejtori i thotë: shiko ky është rregull i shkollës, ti nuk ke ardhur javën e parë ta definoje këtë çështje e tashme është vonë, nuk mundesh ta tërheqësh, por vitin e ardhshëm ke të drejtë që ta tërhiqesh djalin nga kjo lëndë fetare.
 
 
Mirëpo a thua çfarë ndodhi?! Djali aq shumë përfitoi nga lënda fetare dhe jo vetëm ai, por edhe familja e tij, saqë babai vitin e ardhshëm me dëshirë po e cakton që djali i tij ta mësoi lëndën fetare. Më thoni ju lutem ku ishte arsyeja që njëherë ky prind nguli këmbë për jo, e më pas për po?!
 
 
Përgjigja është e thjesht, herën e parë nuk e njohu fenë, ndërsa herën e dytë e kuptoi se çfarë të mira paska feja dhe mësimi i lëndës fetare për fëmijën e tij, e shqiptar të tillë kemi ne plotë këtu në Kosovë, zaten ai atje prej neve ka dal, nga ne ka shkuar.
 
 
 
Kështu që me emrin e Allahut kjo çështje do të bëhet, kjo nevojë e myslimanëve do të realizohet dhe bijtë e bijat tonë do të mësojnë fe nëpër shkolla fillore dhe të mesme dhe ata prind që kundërshtojnë në fillim, më vonë do të binden se e paskan pasur keq dhe ne e paskemi pasur mirë. Mirëpo çështja mbetet se kur do të bëhet një ëndërr e tillë realitet?!
 
 
E shpresoi se shpejt inshallah. Kaq për këtë javë për mos ta zgjatur më shumë. Dhe deri javën e ardhshme, selam alejkum.
 
 
Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi


Lexuar: 1254 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |