Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 06:58
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Me larësin e kufomave


VDEKJA…. Është shtëpia e parë e ahiretit... Përfundimi i gjithë njerëzimit...
Ndërprerje e shpresave të shpresuesve... Përfundimi yt, përfundimi im dhe përfundimi i çdo gjallese mbi sipërfaqen e tokës.


Vdekja ..

Është shtëpia e parë e ahiretit... Përfundimi i gjithë njerëzimit...
Ndërprerje e shpresave të shpresuesve... Përfundimi yt, përfundimi im dhe përfundimi i çdo gjallese mbi sipërfaqen e tokës.
Çdo gjë do të zhduket, çdo gjallesë që është mbi sipërfaqen e tokës.
Çdo njeri do ta shijojë vdekjen.
 

Eja vëlla i dashur, të shëtisim në atë që i ka bërë të qajnë Salihunët, i ka trishtuar ata që adhurojnë Allahun dhe i ka zgjuar ndjenjat e vepërmirëve.Ndoshta, ne përfitojmë dhe kjo bëhet shkak që të na e zgjojë vullnetin tonë për të arritur afërsinë te Zoti i botërave...Të ecim pak ndërmjet varreve që t'i kujtojmë çastet të cilat do t'i përjetojmë një ditë...


VDEKJA…

Ata e shikojnë larg...
Ndërsa ne e shikojmë atë afër...



Ligjëratë e Shejh Abas Bettaui, i cili është larës i njohur i kufomave, e transmetojmë këtë, për të gjithë ata që kanë dëshirë për të marrë mësim dhe shembull për atë të cilin do të shkojë një ditë në atë gropë...


*1*

Në sabahun e ditës së enjte, një vëlla më telefonoi duke më thënë: "O Shejh, të duam sot për larjen e babait tonë i cili është shpërngulur në mëshirën e Allahut.

 
I thashë: Kur do t'ia falni xhenazen? Më tha: "Inshallah në kohën e namazit të drekës."
Shejhu ka thënë: U nisa për tek shtëpia e tij dhe arrita para se të sillej kufoma prej spitalit. Fillova të përgatisja gjërat që duheshin për larjen e kufomës dhe prisja arritjen e saj. Kur e sollën kufomën e futëm në vendin e larjes.
 

Vendi ku do të lahej kufoma nuk ishte vend i përshtatshëm sepse nuk kishte ajrosje dhe as dritë. Vendi i larjes ishte poshtë shkallëve të shtëpisë ndërsa drita binte në anën e kundërt. I thashë djalit të të ndjerit: "Vendi i larjes nuk është i përshtatshëm! Ai më tha: O Shejh, ne dëshirojmë që ta përgatisim xhenazen për në kohën e namazit të drekës dhe nuk kemi vend më të përshtatshëm se ky.

 
 
E morëm dhe e vendosëm të vdekurin mbi tabut për ta larë dhe siç ju thashë edhe më parë në atë vend nuk kishte dritë të mjaftueshme dhe as ajrosje. I vdekuri ishte i mbështjellur me rrobat e spitalit.
 
 
 
Fillova t'ia heq rrobat e këtë e fillova nga koka. Kur ia zbulova fytyrën çfarë të shikoja; e pashë një dritë (nur) e cila ndriçonte nga fytyra e tij dhe si shkak i kësaj drite unë arrita t'ia shikoj gjithë trupin. Dëshirova të sigurohem se ky nur po vjen nga fytyra e të ndjerit. Mora një copë material dhe ia vendosa mbi fytyrë por çfarë të shikoja: Subhanallah. Pasi që e vendosa copën mbi fytyrën e tij drita u bë edhe më e fortë se që ishte më parë. Kjo ishte shenja e parë të cilën e gjeta te ky i vdekur.
 

 
Më pas e vendosa një mbulesë mbi trupin e tij prej gjoksit deri te gjunjët e tij dhe ujin poshtë mbulesës. E mbështolla dorën e majtë me copë dhe vazhdova t'ia shtypi barkun për t'ia nxjerrur papastërtinë por kur e nxora dorën e majtë pashë që nuk i kishte dalur asgjë.
 
 
 
Zakonisht, o vëllezërit e mi, kur unë shkoj te shtëpia e të ndjerit për ta larë xhenazen megjithëse ndodh që personi të ketë qëndruar më shumë se tre ose katër muaj në spital ose në shtëpi dhe nuk ka ngrënë asgjë përveç se ka marrë infuzion, pasi që vdes, kur filloj t'ia heq rrobat gjej papastërti në të. Por, këtë kur po e laja nuk i doli diçka e ngjashme.
 
 
Fillova ta laj këtë burrë me ujë dhe t'i jap abdes dhe kur ia ngrita dorën e djathtë për t'i dhënë abdes a e dini se çfarë vërejta o vëllezërit e mi?! Vërejta se e kishte shqiptuar shehadetin sepse pashë që i kishte ngelur gishti i ngritur. U mundova që t'ia mbyllja gishtin jo se më pengonte por kur do ta qefinosja dhe t'ia vendosja dorën e djathtë mbi të majtën m'u kujtua se të gjithë ata që do t'ia falin xhenazen do të mendojnë se është femër si shkak i ndryshimit të qefinosjes.
 
 
 
 
Për këtë arsye u mundova që t'ia mblidhja gishtin dhe për këtë më ndihmoi edhe njëri prej vëllezërve, por edhe pse u munduam me të gjithë forcën që e kishim kjo ishte e kotë! Kjo ishte shenja e mirë e tretë që e gjeta te ky njeri.

 

Pastaj, pasi që e lamë kufomën deshëm që ta ngrejmë nga vendi i larjes për ta vendosur në vendin e qefinosjes ku zakonisht njerëzit më të afërm të vdekurit ia parfumosin gjymtyrët që i bien në sexhde me parfumosje të ndryshme, por kur këtë e vendosëm në këtë vend, pa i hedhur asnjë parfum filloi të dalë nga ai një aromë të cilën nuk e kam ndier asnjëherë.
 
 
 
Ishte më e mirë se era e miskut. Dëshirova që të sigurohem se kjo aromë po del nga i vdekuri, mora ia fshiva ballin e tij dhe u afrova e i mora erë. Unë mendova se ndoshta kjo erë po vjen nga ndonjëri prej vëllezërve ose djemve që ishin me mua gjatë larjes së xhenazes prandaj edhe thashë me vete se pasi që të përfundoj nga qefinosja do të kërkoj prej ndonjërit prej vëllezërve që të më jep pak nga kjo aromë që t'ia hedh kufomës në xhami para se t'ia falim namazin se nuk isha i sigurtë se kjo erë po vjen nga ky i vdekur deri sa e futëm kufomën në xhami për t'ia falur xhenazen.
 

Kur e vendosëm kufomën në xhami për t'ia falur namazin, të gjithë ata që ishin në safet e para e ndien këtë aromë dhe nuk e dinin se nga vinte kjo erë.
 
 

Më pas e morëm kufomën për ta çuar për në varreza dhe siç e dini varri është i ngushtë dhe nuk ka vend për ajrosje përveç se një hapje nga lart sa për ta lëshuar të vdekurin.
 

Kur e vendosëm në varr aroma filloi të ndjehet më shumë se sa në dhomën e larjes dhe se në xhami. Përse?! Sepse varri është i ngushtë dhe nuk ka ajrosje e erën e ndien të gjithë ata që ishin brenda varrit të cilët po e vendosnin kufomën!

 
Mora t'ia vendosi pak dhe pas shpine për ta lënë të kthyer nga kibla por nuk munda sepse m'u ngrinë duart edhe pse koha e varrimit ishte pas namazit të drekës, në mes të verës! M'u ngrinë duart nga shkaku i dheut që ishte më i ftohtë se bora! Desha t'ia fus dheun pas shpine por nuk munda se ndieva shumë ftohtë në duar dhe për këtë e mbështolla dorën me shami dhe fillova t'ia mbledhi dheun në anën e shpinës së të vdekurit.
 
 

Pasi që e varrosëm këtë burrë të pranishmit filluan t'i hidhnin dhe mbi varr, pastaj u drejtuan nga kibla dhe filluan të bënin dua duke e lutur Allahun që ta forcojë këtë njeri në dhënien e përgjigjeve të pyetjeve në varr.

 

Në të njëjtën ditë shkova për t'u falur në xhaminë që ishte afër shtëpisë së tij në të cilën edhe ia falëm xhenazen. Fillova t'i pyesw të pranishmit se çfarë njeriu ka qenë dhe si ka vdekur. Pyesja në të djathtë dhe në të majtë por nuk më thonin asgjë tjetër vetëm se nuk e njohim, vetëm e kemi parë në xhami.
 

Në namazin e jacisë nw xhami ishin të afërmit e këtij njeriu dhe pasi që e përfunduam namazin u çua imami i xhamisë dhe filloi të mbajë një fjalim duke folur fjalë të mira për të vdekurin e ndër të tjera ai tha: "O vëllezërit e mi, sot kemi humbur një nur prej nureve të Allahut në këtë xhami.
 
 
 
 Që kur është bërë inaugurimi i kësaj xhamie unë i kam falur të pesë kohët e namazit në xhami dhe nuk ka ndodhur asnjë ditë që të jap selam nga e djathta dhe nga e majta dhe mos ta gjej këtë njeri në safin e parë në anën e djathtë ose në të majtë."
 
 
Edhe muezini i xhamisë tha për këtë njeri: "O vëllezërit e mi, unë kur vija për ta falur namazin e jacisë dhe të sabahut gjithmonë e gjeja këtë burrë ulur në prag të xhamisë duke lexuar Kur'an derisa priste të thirrej ezani. "Edhe punëtori i cili pastronte xhaminë thoshte për këtë njeri se: "Pas namazit të jacisë dhe sabahut kur ai donte ta mbyllte xhaminë për të shkuar në shtëpi ky njeri nuk e nxirrte këmbën e majtë prej derës së xhamisë deri sa të ishte këmba e tij e fundit që dilte prej kësaj xhamie.
 
 
Ai edhe punëtorin që pastronte e nxirrte nga xhamia para vetes pastaj dilte vetë. Ky burrë ka vdekur natën e xhumasë e kjo ditë është prej ditëve të bekuara.
 

Më pas e pyeta djalin e tij se si i ka vdekur babai. Më tregoi siç i kishte treguar nëna e tij: "O Shejh, nëna deshi ta zgjonte babain për të ngrënë syfyr. Ndërkohë që po e zgjonte filloi t'i thoshte asaj: largohu prej meje, largohu prej meje, unë po ndiej një kënaqësi të cilën nuk e kam ndier asnjëhërë, nuk dua të ha dhe nuk dua të pi, më lër vetëm, më lër vetëm! Nëna ime u ul afër tij duke lexuar Kur'an derisa babin e kishte zënë gjumi.
 

 
Në orën një të sabahut meleku i vdekjes filloi t'ia marrë shpirtin duke filluar prej këmbëve të cilat filluan t'i dridhen dhe ftohen, ndërkohë nëna e ndjeu se kjo dridhje dhe ftohje nuk është normale. Nëna i zgjoi djemtë e saj të cilëve iu tha se babai juaj nuk është mirë, dërgojeni për në spital. E dërguan në spital dhe e futën në shok – dhomë. Mjekët ia vendosën aparaturat e oksigjenit mbi fytyrë, serumin në dorën e majtë dhe aparatin e zemrës mbi gjoks.
 
 
 
Më pas mjeku doli dhe i tha nënës dhe djemve të shkojnë në shtëpi dhe të vijnë në mëngjes se inshallah edhe i sëmuri do të jetë në gjendje më të mirë. Por, dëshira e Allahut qe më e shpejtë.
 
 
 
Infermieri i cili qëndronte afër tij duke lexuar Kur'an ka thënë: e pashë këtë burrë duke e ngritur dorën e djathtë bashkë me gishtin e tij lart dhe këtë e veproi më shumë se një herë, ndërsa aparati që mat të rrahurat e zemrës kishte ndalur punën! U çova shpejt dhe shkova për ta thirrur mjekun për t'i vënë aparatin e rrahjes së zemrës.
 
 
 
Para se t'ia vendoste aparatin mbi gjoks ai pa se ky burrë e kishte ngritur dorën disa herë duke shqiptuar shehadetin! Ia vendosën aparatin në gjoks por dëshira e Allahut qe më e shpejtë...Vdiq ky burrë ditën e enjte e cila është prej ditëve në të cilën paraqiten veprat te Allahu i Lartësuar.
 

Fillova që ta pastroj këtë të vdekur, nuk doli diçka prej tij nga papastërtia si me të vdekurit e tjerë, përse?! Sepse ka qenë agjërueshëm. Vdiq duke qenë agjërueshëm dhe gishti i tij duke shqiptuar shehadetin. Edhe gjatë pastrimit të tij dhe dhënies abdes gishti i ka ngelur i ngritur. A e dini se përse?! Sepse nuk ka mundur ta shqiptojë shehadetin me gojën e tij duke i pasur aparaturat mbi fytyrë ndërkohë e ka shqiptuar me gishtin e tij.
 
 
 
Dhe, ju e dini se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Kush largohet nga kjo botë dhe fjalët e tij të fundit janë dëshmia LAILAHE IL-LALL-LLAH hyn në Xhenet".
 
 

Nuri i cili doli nga fytyra e tij është nuri i besimit, nuri i imanit edhe aroma e mirë që doli nga ai e cila nuk ishte si aromat e kësaj dynjaje…Dhe, në fund e lus Allahun për mua dhe për ju që të na e mundësojë që të kemi një përfundim sa më të lumtur.


* 2 *
Ndërkohë që po rrija në zyrën time, hyri një djalë në të cilin hetoheshin shenjat e mërzitjes dhe dëshpërimit, m'u drejtua dhe më tha: O Shejh, më ka vdekur vëllai im dhe dua që ta përgatisësh xhenazen për në kohën e namazit të drekës. E pyeta: ku është xhenazja? Më tha: është brenda në makinë. I thashë: zbriteni nga makina dhe vendoseni mbi tabutin e larjes deri sa t'i ndërroj rrobat.

 
Hyra për ta larë djaloshin i cili i përkiste dekadës së tretë. Brenda dhomës së larjes ishin dy nga të afërmit e tij: njëri ishte vëllai dhe tjetri shoku i tij. I ndjeri ishte po me ato rroba të cilat i kishte pasur të veshura para se t'i dilte shpirti. Fillova t'ia heqi rrobat me ndihmën e gërshërëve e atë e fillova nga krahu i tij i djathtë e deri te qafa, më pas duke zbritur poshtë prej qafës deri te këmbët.
 
 
 
Ky djalosh kokën e kishte të mbështjellur në atë mënyrë sikur të kishte mbytur veten. Ia hoqa mbështjellësen me vështirësi nga fytyra dhe, ah, sikur mos ta kisha hequr! Kur ia zbulova fytyrën këtij djaloshi, ah sikur të mos ia kisha zbuluar o vëllezërit e mi. Sepse, m'u duk sikur të kisha zbuluar një kanalizim të ujërave të zeza.
 
 
 
 A e dini se pse?! Sepse doli një erë e keqe nga goja e tij të cilën nuk munda ta duroja, erë e keqe të cilën as të afërmit e tij nuk mundën ta duronin prandaj edhe dolën nga dhoma në të cilën po lahej i vdekuri.
 

Në dhomë ngela vetëm unë, vëllai i tij dhe njëri prej shokëve të tij. Unë nuk u çudita prej këtyre dyve të cilët nuk u ngushtuan prej erës së keqe, pse?! Sepse e njëjta erë dilte edhe prej tyre. A e dini se çfarë ere ishte kjo?! Ishte erë e duhanit. Allahu na ruajtë!
 

 
Si duket ky kishte vdekur duke pirë duhan. Era që dilte prej tij ishte aq e keqe saqë unë e humba koncentrimin, ia vendosa një copë pambuk dhe pak parfum brenda gojës për t'ia larguar erën e keqe ndërsa vëllai dhe shoku i tij nuk u ngushtuan aspak nga kjo erë, përse?! Siç ju thashë unë ia gjeta paketën e cigares në xhepin e vëllait të vet, e lava këtë të vdekur dhe më pas e vendosa mbi tabut për ta qefinosur, ia parfumosa gjymtyrët që bien në sexhde dhe të gjithë trupin e tij por megjithatë nuk munda që ta lehtësoja erën e keqe të duhanit.
 

 
Pas qefinosjes ia hodha edhe një shishe parfum mbi qefin saqë edhe shenjat e parfumit dukeshin mbi qefin, secili që do ta shikojë këtë xhenaze do t'i hetojë shenjat e parfumit të cilat kishin ngelur si njolla dhe do të mendojnë se hoxha nuk e ka larë mirë kufomën! Por, këto njolla ishin prej parfumit të cilin ia hodha si shkak për ta zhdukur erën e keqe të duhanit e cila dilte nga i vdekuri dhe me gjithë këtë prapë se prapë nuk munda që ta lehtësoja erën e rëndë.
 
 
 
 
Më pas, ia vendosëm mbulesën e fundit të qefinit dhe sipër kësaj i hodha prapë parfum por prapë se prapë era e duhanit e kishte mbushur dhomën! E keqja nuk është këtu o vëllezërit e mi, por më e keqja është se kur dola nga dera e dhomës ku lahej kufoma për të shkuar dhe për t'u larë, jashtë kishte shumë njerëz që prisnin me xhenaze të tjera.
 
 

Ishte xhenazja e një gruaje dhe e dy burrave dhe xhenazja e këtij djali që e përgatita. Kur dola, e gjeta një njeri duke bërtitur në prani të njerëzve dhe duke thënë : A nuk kanë gjetur dikë tjetër me i la të vdekurit përveç këtij shejhu (hoxhe) që pi duhanin! Ai e tha këtë gjë më shumë se një herë por unë nuk i kushtova rëndësi fjalëve të tij dhe shkova te banjoja, u pastrova, e pastaj u ktheva për së dyti dhe e gjeta këtë njeri duke qëndruar në mes të hyrjes.
 
 
 
Ai bënte me shenja nga unë dhe më thoshte: O Shejh a nuk i frikësohesh Allahut, i lanë të vdekurit ndërkohë që ti pi duhan! Frikësoju Allahut o Shejh! Si i lanë të vdekurit ndërkohë që ti pi duhan! Atëherë ia kapa dorën e tij dhe e futa brenda, ia zbulova fytyrën e të vdekurit dhe i thashë: Allahu të shpërbleftë o vëlla që më bërtite para njerëzve dhe më akuzove me këtë erë të keqe se gjoja po del prej meje por kjo erë po del nga ky i vdekur të cilin e përgatita për ta dërguar në varreza! Më tha: e si është e mundur o shejh (hoxhë)? I thashë: Kufoma është para teje dhe era akoma është në dhomë, afrohu afër dhe merri erë.
 
 
 
 
Pasi që i mori erë dhe nuk mundi ta durojë këtë tha : ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH dhe më tha mua: O Shejh tani do të dal jashtë dhe t'iu them të pranishmëve se kjo erë nuk është prej Shehut (hoxhës). I thashë jo, mos e bëj këtë se nëse del dhe e thua këtë do të ofendohet i vdekuri, unë duroj, edhe po të dalësh dhe t'u thuash ata nuk do të besojnë se kjo erë e keqë po del nga i vdekuri.
 
 
 
Unë kam një kërkesë prej teje?! Më tha: Me gjithë qejf. I thashë: këtij të vdekurit (vëllait tënd) nuk mund t'ia falim namazin. Tha: E si o Shejh (hoxhë) ky djalë është musliman dhe pirja e duhanit është mëkat dhe Allahu do ta llogaris për këtë. I thashë po, por ti siç e din se kur melaqet dëmtohen nga era e qepës, hurdhrës dhe preshit në xhami çfarë mund të themi për këtë erë të keqe që del nga ky i vdekur! Dhe mos harro se janë më shumë se një xhenaze që do t'iu falet namazi në këtë xhami dhe nëse e dërgojmë këtë të vdekur në këtë xhami për t'ia falur namazin do të mendojnë shumë prej falësve-xhematit se kjo erë po del nga e njëjta xhenaze për të cilën kanë qenë për t'ia falur namazin.
 
 
 
 
Ai më tha duke qenë i dëshpëruar: Jo, o Shejh duhet patjetër që t'ia falim namazin në xhami. I thashë atij: si gjykues ndërmjet meje dhe teje është imami i xhamisë, eja të shkojmë të dy së bashku te ai.


Shkuam te imami i xhamisë, i tregova shpejt se çfarë ka ndodhur me këtë djalë dhe për erën e keqe e cila doli prej tij. Imami më tha: a e ke larë mirë o Shejh: I thashë po, e kam larë tri herë, pastaj pesë herë, pastaj shtatë herë dhe më pas e kam parfumosur por nuk kam mundur që t'ia lehtësoj këtë erë. Imami dëshiroi që ta shoh xhenazen për t'u siguruar më shumë, shkoi dhe e hapi derën e vendit ku lahet xhenazja ndërkohë era filloi të ndihet prej dhomës në fytyrën e imamit.
 
 
 
 
 Ai nuk mundi që të hyjë në dhomë dhe me të shpejtë e mbylli derën. Duke qenë i mërzitur prej asaj që pa imami tha: Nuk mundemi me ia falur namazin në xhami, faljani brenda varrezave.


Paramendojeni o vëllezërit e mi, e nxorrëm kufomën prej vendit të larjes dhe e vendosëm për t'ia falur namazin në koridor të hyrjes së varrezave, kërkova prej të pranishmëve më shumë se një herë: O vëllezër, o muslimanë, na lejoni t'ia falim namazin këtij të vdekuri që ta varrosim. Paramendojeni o vëllezërit e mi pasi që iu thashë dhe kërkova prej tyre që të na bashkangjiten në namazin e këtij djali nuk u çua askush prej të pranishmëve të cilët ishin në atë vend për të na u bashkangjitur në namaz!
 
 
 
Njëri prej të pranishmëve u ngrit dhe më tha: Dëgjo o Shejh, ne kemi ardhur se kemi xhenazet tona për t'ua falur namazin dhe ne më përpara ua falim namazin xhenazeve tona për të cilat edhe kemi ardhur. Falja ti namazin, o Shejh, dhe shpejtohu në varrimin e tij. Ia fala namazin unë me ndihmësat si dhe disa prej shoqëruesve ndërsa disa të tjerë e refuzuan këtë. Numri i atyre që ishin në namaz ishte shumë i vogël saqë nuk i kalonte gishtat e dy duarve.

 

E çuam për ta varrosur. Ju siç e dini se kur të zbritet i vdekuri brenda në varr e fusim nga ana e kokës, pastaj e kthejmë në anën e djathtë në drejtim të kiblës, më pas ia zgjidhim nyjet e qefinit. Kur e zbritëm këtë brenda varrit ndodhi më e çuditshmja! Ata që ishin me mua në larjen e tij ishin edhe brenda varrit. E drejtuam kufomën nga ana e kiblës dhe fillova për t'ia zgjidhur nyjet kur hetova diçka duke lëvizur te koka e tij.
 
 
 
Kur u ktheva djathtas e gjeta fytyrën e tij në anën e kundërt të kiblës! Desha të sigurohem se kjo që ndodhi nuk ishte e qëllimtë prandaj edhe ia ktheva prapë fytyrën në anën e kibles dhe fillova për t'ia zgjidhur nyjet por ndodhi e njëjta gjë, e gjeta prapë për herë të dytë fytyrën e tij në anën e kundërt të kiblës. Vëllait të tij i cili ishte i pranishëm te varri, i ra tensioni, iu lëshua trupi, ngeli i shtangur nga kjo pamje, ndërkohë më tha: O Shejh, më lejo mua që të mundohem ta drejtoj vëllain tim nga kibla.
 
 
I thashë: urdhëro, unë dola nga varri dhe i telefonova njërit prej dijetarëve, Allahu e shpërbleftë, ia shpjegova se çfarë më ndodhi prej fillimit të larjes së kufomës. Paramendojeni o vëllezërit e mi se çfarë më tha mua ky shejh?! Më tha duke qarë: A dëshiron ta kundërshtosh Allahun o Shejh! Dhe vazhdoi të më thotë kështu disa herë derisa i thashë atij: e si o shejh?! Më tha: A nuk mjafton ajo çfarë ke gjetur te ky njeri si: erën e keqe gjatë larjes, kundërshtimin e njerëzve për t'ia falur xhenazen, pastaj kur e ke vendosur në varr dhe je munduar që t'ia kthesh kokën nga kibla disa herë dhe nuk është drejtuar. Dëshiron ta kundërshtosh Allahun, dëshiron ta drejtosh nga kibla me forcë! Varroseni kështu, varroseni kështu dhe e mbylli telefonin!
 

 
Unë zbrita për t'i nxjerrur ata që ishin brenda varrit dhe e pashë se vëllai i vet ishte lodhur duke u munduar që ta kthejë vëllain e vet nga kibla saqë unë e gjeta formën e qefinit nga ana e kokës jo normale dhe kjo si shkak i forcës që kishte përdorur për t'ia drejtuar kokën nga kibla.
 
 
E nxorra vëllain e tij nga varri duke e mbajtur mbi supet e mia se nuk kishte fuqi të eci e të qëndrojë në këmbë se i ishin rënduar këmbët për shkak të pamjes së trishtueshme. E mora, e futa në zyrën time, i nxora ata që ishin në zyrë, e mbylla derën dhe më pas i thashë: Si ka vdekur vëllai yt? Më tha: o shejh siç e pe edhe vetë.
 
 
I thashë ti e pe vetë se çfarë i ndodhi vëllait tënd brenda varrit. Ai filloi të qajë dhe më tha: mbuloja këtë gjë vëllait tim, Allahu t'i mbuloftë të metat e tua! I thashë: Më trego mua se nëse nuk më tregon do të dal nga zyra dhe do t'iu tregoj të pranishmëve që gjenden jashtë se çfarë i ndodhi vëllait tënd brenda varrit! Unë nuk e kam zakon që t'i nxjerr turpet, dhe as të tregoj se nga është ky njeri dhe ku është varrosur, qysh kur e kam filluar këtë punë prej më shumë se katërmbëdhjetë vjet por unë desha vetëm që ta frikësoj me këtë gjë.
 
 
 
Kur unë u çova të shkoj ta hap derën e zyrës u çua vëllai i tij dhe filloi të ma puthë kokën dhe të më thotë: O Shejh, mbuloja këtë turp vëllait tim, Allahu t'i mbuloftë turpet e tua. I thashë: mirë atëherë më trego se çfarë shikove në varr dhe cili qe shkaku që arrite në atë gjendje saqë t'u lëshua trupi e nuk të mbanin këmbët?!
 
 
 
Më tha: o Shejh, ajo që më ndodhi brenda varrit nuk ishte shkak i erës së duhanit e cila dilte nga vëllai im gjatë larjes dhe as shkak i asaj se të pranishmit refuzuan që t'ia falin namazin por ishte shkak i pamjes që pashë në varr. I thashë: çfarë?! Më tha: të pashë që e drejtove vëllain tim nga kibla dhe kur fillove t'ia zgjidhësh nyjet e qefinit, kokën ia gjetëm në anën e kundërt të kiblës prandaj më kaploi ajo gjendje.

M'u kujtua se vëllai im nuk e drejtonte fytyrën e tij nga kibla në këtë dynja që të falet në xhami dhe Allahu e turpëroi brenda varrit dhe nuk ia pranoi fytyrën e tij nga kibla prandaj m'u këput trupi dhe më kaploi paraliza. O Shejh, kur m'u kujtua se vëllai im nuk u falte dhe nuk e ka drejtuar fytyrën nga kibla, si mundet ta drejtojë fytyrën e tij nga kibla duke qenë i vdekur! I thashë: përse nuk m'a tregove këtë gjatë larjes?! Më tha: O Shejh, vëllai im është falur por u falte sa për sy e faqe, i bashkonte dhe i shkurtonte namazet pa arsye, kur kishim ndonjë rast i bashkonte të gjitha farzet përnjëherë dhe kur ndonjëherë gjatë ditës kishim ndonjë shëtitje nuk e falte namazin fare.

Allahu na ruajtë nga kjo gjendje!

Lexuar: 1791 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |