Ai sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka prezantuar në raste të vështira të njohura, nga të cilat raste kanë ikur trimat e mëdhenj më shumë se një herë. Ndërsa ai ka qëndruar aty, nuk është kthyer, ka mbetur në vendin e tij, ka ndejtur përballë tyre, nuk ka kthyer shpindën, as nuk është dridhur. Ai nuk ka ikur asnjëherë. Ai (Allahu) e ka mbrojtur nga kjo.
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enes bin Maliku radijAllahu anhu se ka thënë: "Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka qënë njeriu më i mirë, ai ishte më fisniku, ai ishte më trimi nga njerëzit! Një natë banorët e Medines u trishtuan nga një zë. Disa njerëz u nisën kah ana e zërit, ata e takuan Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ai i kishte parakaluar tek vendi i zërit. Ai ishte mbi një kalë të Ebu Talhas, pa samarë në qafën e tij, kishte varur shpatën, ai tha: "Nuk jeni kujdesur, nuk jeni kujdesur.” [1]
Transmeton Muslimi nga Alij ibn Ebi Talibi radijAllahu anhu se ka thënë: "Kur lufta vështirësohej, të skuqeshin sytë, mbroheshim me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue sel-lem, asnjëri nuk ishte më afër armikut se ai! Po të më shihnit ditën e Bedrit, se si ne strehoheshim me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ai ishte më së afërmi armikut. Ai atë ditë ishte njeriu më vështirë në luftë.” [2]
Në ditën e Uhudit, Ubejd bin Hulejfi hipi në kalin e tij dhe u drejtua nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem për ta vrarë. Atij i dolën ballë disa burra nga muslimanët, por Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem iu tha që ta lejn atë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem e mori shtizën dhe e goditi Ubejd bin Halefin në qafë, me të cilën e rrëzoi në shpindë nga kali i tij.
Ubejd bin Halefi u kthye kah kurejshit duke qënë i frikësuar, duke u dridhur, dhe thoshte: "Më vrau Muhamedi.” Populli i tij i thanë: "Nuk ki të keqe ti, nuk shohim se ke ndonjë send.” Ai tha: "Më ka thënë mua: "Unë do të vras!” Ai është i drejtë. Pasha Allahun po të pështynte në mua do të më vriste!” Ubejd bin Halefi vdiq rrugës gjatë kthimit të kurejshitëve nga Uhudi në Mekë.
Trimëria e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem është më e njohur se sa që mund të përmendet. Kush dëshiron të ndalet dhe të sheh detajet e trimërisë së tij, le të shikon në sirën (jetën e tij) dhe luftën e tij.
Të mjafton nga trimëria e tij sal-lallahu alejhi ue sel-lem përqëndrimi i zemrës së tij, qetësia e shpirtit të tij, lirësia e gjuhës së tij natën e Israsë, në atë vend të lartë para Zotit të madh.
[1] Tirmidhiu, hadith sahih.
[2] Muslimi.
Përmblodhi: Ummu Sejf