Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 12:12
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Populli im e braktisi këtë Kuran


Imam Maliku në Muveta transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "U kam lënë dy gjëra, që për sa kohë të kapeni pas tyre, nuk do humbisni: Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij". Libri i Allahut është litar i fortë, është rruga e drejtë dhe drita e qartë.


Ky Kuran ka zbritur që të jetë sistem jete, ligj për umetin dhe shembull aktual për zbatim praktik. Në hijen e tij jeta zhvillohet dhe përparohet. Nuk ka zbritur që të ruhet në një kënd të ngushtë të jetës, ashtu siç ruhen hulumtimet dhe studimet teorike në kënde të universiteteve dhe qendrave hulumtuese.
 

Ky Kuran ka zbritur që ta dallojë umetin mëkëmbës në tokë, dëshmitar ndaj njerëzve, i ngarkuar që të udhëheqë njerëzimin drejt Krijuesit. Ky umet pa këtë Kuran është i humbur dhe pa vlerë, me karakteristika të paqarta dhe me tipare të panjohura.
 

Ky Kuran i ka zbritur të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, që të ngrejë teuhidin në zemrat e umetit dhe me këtë besim të futet në betejë ndërmjet të vërtetës dhe së kotës, udhëzimit dhe humbjes.
Kurani me metodologjinë hyjnore ka arritur të realizojë gjëra të jashtëzakonshme në ndërtimin e zemrave të sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, të cilët e pranuan Kuranin duke e lexuar, u ndikuan dita-ditës dhe vepruan sipas tij në të gjitha aspektet e jetës së tyre.
 

Ndërsa sot, muslimanët e kanë braktisur Kuranin, e marrin si libër argëtimi për kulture, vetëm libër leximi e jo metodë edukimi dhe sjellje, ligj për të vepruar dhe praktikuar. Kurani ka zbritur që t’i drejtojë drejt rrugës së duhur. Ata e braktisën dhe nuk përfituan prej tij siç duhet për shkak se dolën nga metodologjia që ka vendosur i Gjithëdijshmi. Kurani fillimisht ka zbritur për të vepruar dhe për ta pasur gjykues në të gjitha fushat e jetës. Ky është synimi thelbësor nga zbritja e tij.

Lënia e punës sipas tij dhe të larguarit nga ai konsiderohet prej llojeve të braktisjes së tij, madje konsiderohet prej llojeve më të mëdha të braktisjes, për të cilin Allahu na ka paralajmëruar dhe ka tërhequr vërejtjen. Ai thotë: "Pastaj i Dërguari do të thotë: "O Zoti im! Vërtet që populli im e braktisi këtë Kuran.”


Në këtë ajet qëndron kërcënimi i madh për çdokënd që e braktis Kuranin Fisnik, nuk punon sipas urdhëresave dhe ndalesave të tij, sipas etikës dhe moralit, nuk i bindet besimeve dhe dispozitave të tij.


Si rrjedhim i braktisjes së Kuranit nga ana e muslimanëve kanë rezultuar pasoja të rrezikshme në të gjitha nivelet. Në nivel individual: sjellja e shumicës së muslimanëve nuk përputhet me moralin e Kuranit, duke u nisur nga lënia e përshëndetjes islame, pastaj zilia, nënçmimi, përbuzja e njëri-tjetrit dhe në fund bashkëveprimi me lloje të ndryshme të ndalesave, si kamata, prostitucioni, ngrënia e pasurisë së njerëzve pa të drejtë dhe ndalesa të tjera të cilat i ka ndaluar Allahu në Librin e Tij Fisnik.
 

Gjithashtu prej pasojave të braktisjes së Kuranit në nivel individual është braktisja e gjuhës së Kuranit dhe largimit nga ajo dhe të mësuarit e gjuhës së popujve perëndimorë, për faktin se është gjuhë bashkëkohore, rrugë e progresit dhe sinjal i përparimit dhe civilizimit! I sheh të krenohen se flasin gjuhë të huaj dhe ndoshta turpërohet të flasë gjuhën arabe, sepse ajo – sipas tyre- konsiderohet gjuhë e vdekur, në të cilën nuk ka jetë dhe nuk përshtatet me zhvillimet e kohës dhe rilindjes së saj!
 
Pastaj ata individë i marrin perëndimorët si shëmbëlltyrë dhe sjelljet e tyre si mostër. I ndjekin në çdo gjë, edhe në veprime të ndaluara, si përzierja e gjinive, lidhjet e ndaluara dhe anormale prej të cilave ikën çdo njeri i cili ka mbetur në natyrshmërinë e pastër.
 

Prej pasojave të braktisjes së Kuranit në nivel organizatash arsimore është ajo që po bëjnë organizatat arsimore sot në disa shtete muslimane me rishikimin e planprogrameve dhe më pastaj formulimin dhe modifikimin sipas kritereve perëndimore.
 

Madje çështja ka arritur që muslimanëve t’u imponohet modifikimi i planprogrameve edukativo-arsimore sipas direktivave, politikave dhe dëshirave të shteteve të mëdha. E gjithë kjo si rezultat i braktisjes së Kuranit dhe dorëzimit tëp uhdëheqjes nga ana e umetit ligjeve jo të Kuranit.
 

Ndërsa sa i përket nivelit shoqëror dhe familjar, flit çfarë të duash. Thirret nga të gjitha anët me zëra të lartë për emancipimin e femrës dhe lirimin e saj, kthimit të të drejtave të saj, të cilat i ka rrëmbyer burri dhe shoqëria në të njëjtën kohë! Nga pasojat e braktisjes së Kuranit në këtë nivel është dalja e femrës nga shtëpia e saj duke i bërë rivalitet burrit, pasi ka lënë punën e saj esenciale. Pason përzierja e gjinive në të gjitha shërbimet e jetës, duke filluar me familje muslimanësh, duke vazhduar në rrugë dhe parqetit duke përfunduar me universitetet dhe qendrat arsimore, e gjithë kjo me pretendimin e emancipimit dhe progresit.
 

Sa i përket nivelit shtetëror dhe qeveritar, çështja është akoma më e hidhur. Kurani – pasqyrues i sheriatit islam- si burim prej burimeve legjislative të shumicës së shteteve muslimane, nuk është burim i vetëm i legjislacioneve të tyre, por është bërë burim alternativ dhe i barabartë me burimet perëndimore dhe ato lindore. Mësimet e Kuranit në shumicën e legjislacioneve të shteteve muslimane kanë filluar të kufizohen pak nga pak duke u kufizuar vetëm në një aspekt prej aspekteve të jetës, ato janë ligjet e së drejtës familjare. Jo vetëm kaq, por ligjet e së drejtës familjare në shumicën e shteteve muslimane kanë filluar të ndryshohen dhe modifikohen sipas asaj që kërkon natyra e kohës dhe nevoja e saj, si kufizimi i poligamisë së lejuar ose vënia e kushteve ndaj kësaj poligamie etj.
 

Këto ishin disa nga pasojat e braktisjes së Kuranit. Ka ardhur koha që ky umet – në nivel individual dhe organizativ – t'i rikthehet Kuranit pas asaj ndërprerjeje të gjatë, për të cilën ka paralajmëruar i Dërguari i Allahut.

Pa dyshim se dalja nga këto pasoja është e njohur për të gjithë, për dijetarin dhe injorantin, të voglin dhe të madhin, e ajo është të kthyerit drejt Librit të Allahut. Kjo është një fjalë e lehtë, por para dhe pas kësaj më e rëndësishme është puna dhe zbatimi i tij dhe kalimi nga fusha e fjalës në atë të veprës. Na mbetet vetëm shpresa. E lusim Allahun e Madhërishëm të na kthejë nga Libri i Tij, duke e lexuar, medituar dhe vepruar sipas tij. Ai është i Plotfuqishëm!


Përgatiti: Almedin Ejupi


Lexuar: 1013 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-December-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |