Sot është - E Martë | Data: 16-April-2024 | Ora: 21:52
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Vlera e leximit të Kur'anit dhe sjellja e lexuesit ndaj Kur'anit


Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

 
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)

"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)


Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.


Pa dyshim se fjala më e mirë është Fjala e All-llahut, e shpallur në Librin e Tij, të cilin e ka shjellur shpirti besnik (xhibrili [alejhis-selam]) mbi zemrën e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], për tua tërhjek vëmendjen njerëzimit me gjuhë arabe të qartë.
Kur'ani i madhërishëm dhe sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] janë përplot me citate që flasin mbi vlerën e leximit të Kur'anit dhe veprimit sipas tij.
 

 

Ajetet dhe hadithet që flasin për  vlerën e leximit të Kur'anit
 

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di çpunoni ju". (El-Ankebut: 45).


"Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin)". (El-A’la: 6).

"Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (All-llahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës". (Fatir: 29- 30).


Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

1- Ebu Umame [radijall-llahu anhu] thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:
"Lexojeni Kur'anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet". (Muslimi)

2- Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush e lexon një shkronjë nga Kur'ani e meriton një shpërblim, kurse një e mirë vlen sa dhjetë të ngjajshme me te.
 
Nuk jamë duke thënë: Elif lam mim, është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë".(transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih).


3- Nevvas bin Sem'an [radijall-llahu anhu] thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: "Ditën e Gjykimit do të vijë Kur'ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja), u prijnë suret "El-Bekaretu" dhe "Ali imran", të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet". (Muslimi)


4- Uthman ibnu Affan [radijall-llahu anhu] thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur'an dhe ia mëson atë dikujt". (Buhariu)


5- Ebu Musa El-Esh'ariu [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Shembulli i besimtarit që lexon Kur'anin, është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur'anin, është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kur'anin, është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kur'anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët". (Muttefekun alejhi)



6- Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Vërtet All-llahu me këtë Libër do t'i ngrit disa popuj, ndërsa do t'i ulë disa të tjerë". (Muslimi)


7- Ibnu Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur'anin dhe ai e lexon atë (në namaz) natën dhe ditën , dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi". (Muttefekun alejhi)


8- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotë: "Ishte një njeri i cili lexonte suretul Kehf, kurse pranë tij ishte një kalë i lidhur me dy litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t'i afrohet, ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Kjo është mëshirë, zbriti për hir të Kur'anit". (Muttefekun alejhi)


9- Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi [radijall-llahu anhuma] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Poseduesit të Kur'anit do t'i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë ke ajeti i fundit të cilin do ta lexosh". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonë: hadith hasen sahih)


10- Ebu Musa [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Ruajeni Kur'anin, betohem në Atë që shpirti i Muhammedit është në duart e Tij, vërtet Kur'ani zgjidhet më shpejt se sa deveja nga litari i saj". (Muttefekun alejhi)


11- Ibnu Umeri [radijall-llahu anhuma] tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Vërtet shembulli i një hafidhi të Kur'anit është sikurse shembulli i një deveje të lidhur. –Nëse kujdeset për të e mban e nëse e lë ik". (Kështu pra është edhe me hafidhin e Kur'anit, nëse gjithnjë e lexon do të mbetet hafidh i tij, përndryshe do ta harrojë). (Muttefekun alejhi)


12- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: "All-llahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgamberit, që me zë të bukur, melodik e të lartë ta lexojë Kur'anin". (Muttefekun alejhi)


13- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotë: "E kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke lexuar në namazin e jacisë "Vettini vezzejtuni" (suren Tin). Unë nuk kam dëgjuar zë më të bukur se zërin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]". (Muttefekun alejhi)



Disa hadithe që flsain për vlerën e disa sureve dhe ajeteve:


1- Nga Ebu Seid El-Huderijj [radijall-llahu anhu] përcillet se i Dërguari All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë për "Kulhuvall-llahu ehad": "Për Atë, shpirti im në duart e të cilit është, kjo sure është e barabartë me një të tretën e Kur'anit". Në një transmetim tjetër tregohet se I Dërguari i All-llahut u tha shokëve të tij: "A asnjëri prej jush nuk mund ta lexojë një të tretën e Kur'anit brenda një nate?" –Kjo iu duk e rëndë atyre dhe thanë: "Cili prej nesh do të mund ta përballonte o I Dërguari i All-llahut?" –Në atë rast u përgjigj: "Kulhuvall-llahu ehad. All-llahus-samed është një e treta e Kur'anit" (Transmeton Buhariu)


2- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë se: "'Kul huvAll-llahu ehad' është e barabartë me një të tretën e Kur'anit". (Transmeton Muslimi)



3- Ebu Mes'ud El-Bedrijj [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures "Bekare" gjatë një nate, do t'i mjaftojnë". (Muttefekun alejhi)


4- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë: "Më autorizoi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për
ruajtjen e zekatit të Ramazanit (sadakai fitrit) dhe më erdhi një udhëtar që filloi të marrë ushqim, e kapa
dhe i thashë:
 
"Patjetër do të të dërgoj te i Dërguari i All-llahut!" Ai tha: "Unë jam i nevojshëm, unë kam familje dhe nevojë shumë të madhe". Unë e lejova të shkojë.
 
 
 Kur agoi, i Dërguari i All-llahut tha: "O Ebu
Hurejre ç'bëri me ty ai që e zure mbrëmë?" Unë i thashë: "O i Dërguari i All-llahut, u ankua në
nevojshmëri dhe familje, më është dhimbsur dhe për këtë e lashë të hyjë.
 
 
 Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
 "Sa i përket atij, ai të ka gënjyer dhe prapë do të vijë". Pasi e dija se do të vijë prapë, sipas
fjalëve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], unë e pritja: erdhi dhe filloi të marrë ushqim. Unë i
thashë: "Të dërgoj te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]". Ai prapë tha: "Më lësho, unë jam i
nevojshëm, kam shumë fëmijë dhe nuk do të vij tjetër herë". Mu dhimbs dhe e lëshova të shkojë. Të
nesërmen i Dërguari i All-llahut më tha: "O Ebu Hurejre ç'bëri me ty ai që e zure mbrëmë?" Unë i thashë:
"Ankohej se ka nevojë shumë të madhe dhe ka shumë fëmijë. Mu dhimbs dhe e lirova të shkojë".
 

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më tha: "Ai të ka gënjyer dhe përsëri do të kthehet". E prita për
të tretën herë kur erdhi të marrë ushqim. E kapa dhe i thashë: "Gjithsesi do të të dërgoj te Pejgamberi [sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem] Kjo është hera e tretë që ti thua se nuk do të kthehesh dhe prapë vjen". Ai më
tha: "Liromë, sepse unë do t'i mësoj disa fjalë, të cilat do të sjellin dobi te All-llahu". I thashë: "Cilat janë
ato?" Ai më tha: "Kur të shkosh të fleshë në shtratin tënd, lexoje ajeti Kursinë deri në fund të ajetit: "All-
llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu", dhe se All-llahu atë natë do të ruajë dhe se shejtani nuk do të
afrohet deri në agim. Për këtë e lejova të shkojë.
 
 
Të nesërmen pas agimit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më tha:
 "Çka bëri robi me ty dje?" Unë i thashë: "O i Dërguari i All-llahut, ai më premtoi se do të
më mësojë disa fjalë me të cilat All-llahu do të më sjellë dobi, për këtë e lejova të shkojë".
 
 Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më tha:
 "Cilat janë ato fjalë?" Unë i thashë se ai më tha: 'Kur të shkosh të flesh
lexoje ajeti Kursinë "All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu", atë do ta kesh vazhdimisht mbrojtës të
All-llahut, as nuk do të të afrohet ndonjë shejtan derisa të zgjohesh.
 
Prap e lejova të shkojë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
"Të ka thënë të vërtetën, edhe pse ai gjithmonë është gënjeshtar.
 
A e di se me kënd ke biseduar prej tre netësh o Ebu Hurejre?
I thash: Jo. Ai ishte shejtani!", - m'u përgjigj.
(Buhariu).



5- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Ata njerëz që tubohen në njërën prej shtëpive të All-llahut (xhami), që të lexojnë Librin e All-llahut dhe ta studiojnë në mes veti, do t'ju vijë atyre paqja (qetësia) e plotë e All-llahut dhe do t'i mbulojë mëshira e Tij, dhe melaqet do të kujdesen për sigurimin e tyre e All-llahu do t'i lavdërojë tek ata që i ka pranë". (Muslimi)


Për këto argumente që i paraqitëm muslimanët duhet dhënë rëndësi mësimit të Kur'anit, duhet ndërlidhur fëmijët tanë me Kur'anin, duhet nxitur që në secilën lagje, secila xhami të ketë vend ku do të mësohet Kur'ani.


Kujdesi që në çdo lagje të kemi vende, që secila xhami të mëson fëmijët leximin e Kur'anit do të na sjellë shumë dobi. Prej tyre janë:

1- E mësojmë leximin e Kur'anit, e mësojmë përmendësh dhe na shtohet dashuria ndaj tij.
2- I ndërlidhim fëmijët me xhamitë.
3- E shfrytëzojnë kohën në veprën më të dobishme.
4- Shkakton edukim të mirë të fëmijut, me çrast edhe prindi fiton nga sevapet që i fiton ai fëmijë.
5- Ata që tubohen në mexhlise të tilla fitojnë sevape të ndryshme, siç u përmend në hadithin e mëparshëm..
6- I largojmë fëmijët tanë nga humbja e kohës pa dobi.



E pergaditi : Bekir Halimi


Lexuar: 2121 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 30-December-2009
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |